Skandal! Kryetarja e FRESSH-it në Vlorë përfiton kredi të butë, të pastrehët nuk përfitojnë

Dhënia e kredive të buta nga ana e pushtetit lokal jo pak herë është pasuar dhe me akuza për favorizime miqësh apo interesash partiake. Kështu duket se ka ndodhur së fundi dhe më Bashkinë e Vlorës, drejtuar nga ana e Dritan Lelit, që i ka dhënë kredi të butë kryetares së FRESSH në Vlorë, Saniela Xhaferi.
Kjo e fundit shihet në listën e fituesve, për kredi të butë të mbështetur nga Bashkia për apartamentin e saj 3+1, që do ta përfitojë së bashku me vëllanë e saj dhe dy prindërit. Në listën e siguruar nga Faxëeb.al shihet se Xhaferi është ndër të vetmet që kanë përfituar kredi për një hyrje me sipërfaqe kaq të madhe.
Pak ditë më parë një qytetare nga Vlora denonconte te ish-Kryeministri Berisha se ishte skualifikuar nga mundësia për të marrë kredi të butë pa të drejtë. Ajo akuzonte Lelin se kishte ndarë në mënyrë abuzive kreditë, duke favorizuar njerëzit e tij të afërt.
Mesazhi i qytetares
Pershendetje dr.Dua te denoncoi nje afere korruptive te kryetarit te bashkis Leli. Jam nje qytetare qe kam aplikur per kredi shtepie ne bashkine e vlores, por kryetari i bashkis Leli nuk me kaloj emrin pasi kerkon qe kredit per shtepi ti ndaj me punonjesit e bashkise.
Kete jave eshte dhe mbledhja e bashkis per ti miratuar. Populli rri rrugeve dhe keta ndajne pasurite e popullit me njeri tjetrn.Lista esht e mbushur me punonjes te bashkis vlore. respekte Doktor.

saniela xhaferri copy