Rama lëshon zagarët e tij kundër protestuesve, Policia: Proceduam 8 persona, 12 në kërkim

Rama në panik dhe i tmerruar nga protesta e opozitës ka lëshuar zagarët e tij me uniformë kundër protestuesve.
Pas protestës madhështore të opozitës para selisë së Parlamentit në Tiranë policia ka nisur aksionin për të ndëshkuar pjesmarrësit në këtë tubim kundër qeverisë Rama.
Policia në njoftimin e saj thotë se, “pas analizimit të pamjeve filmike, raport shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura gjatë protestës së djeshme, ku u ça me forcë kordoni i Policisë dhe u goditën me sende të forta punonjësit, Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 8 shtetas për veprat penale “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik”.
U proceduan penalisht në gjendje të lirë, shtetasit:
– A.Sh., 26 vjeç, banues në Tiranë;
– E.Sh., 30 vjeç, banues në Tiranë;
– Gj.L., 44 vjeç, banues në Laç;
– P.L., 62 vjeç, banues në Mamurras;
– A.P., 25 vjeç, banues në Tiranë;
– F.D., 50 vjeç, banues në Tiranë;
– B.B., 20 vjeç, banues në Fushë Krujë;
– O.G., 22 vjeç, banues në Tiranë.
Procedimi penal ndaj tyre nisi pasi në rrugën “George Ë.Bush”, në hyrje të Parlamentit kanë shtyrë e çarë me forcë kordonin e Policisë në shërbim, duke i goditur me sende te forta.
Janë identifikuar dhe po punohet gjithashtu për kapjen e 12 personave të tjerë, të cilët kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.
Gjatë protestës së djeshme janë lënduar 2 punonjës policie, si dhe kanë marrë mjekim nga gazi lotsjellës 8 shtetas.
Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale, “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik”.