Myslymi: Tani po pres lejen e ndërtimit

Deputeti i përjashtuar nga PD, i cili refuzoi të djegë mandatin, Myslim Murrizi, është pyetur në “Arena” nga gazetari Enton Abilekaj, se nëse ai ka leje ndërtimi në Tiranë, dhe ka qenë ky shkaku për vendimin për mos djegien e mandatit.
Pjesë nga debati:
Abilekaj: Kanë ndikuar faktorë të tejrë në vendimin tuaj? Më vijnë disa informacione që ju keni marrë leje ndërtimi në Tiranë, është e vërtetë?
Murrizi: Kam një tokë me qira në Tiranë, dhe e kam lidhur kontratën në 2011 kur u bë Basha kryetar Bashkie. 4 vjet rresht nuk e kam marrë, dhe sot nuk e kam marrë akoma . Kam bërë kontratë që e kam hequr nga duart atë tokë, që ja kam dhënë një të fuqishmi në ndërtim, ishalla po e merr ai, sepse kur s’më kanë dhënë leje ndërtimi me paratë e mija, të hallakatin, nga një hasan në një hasan tjetër.
Abilekaj: Burimi më thotë se keni leje ndërtimi!
Murrizi: Ma gjej thuaj, po ma dha me gjithë qejf, i kam thënë edhe Ramës në Kuvend për Teatrin që ta prishin me tritol, po ma jep mua firmës “Murrizi 2009” atë, jo “Fushës” që ka lekë boll. Kam lidhë kontratë me një biznesmen, meqenëse të thotë ai spiuni ty.
Abilekaj: Pra keni marrë leje në këtë kontratë?
Murrizi: Po jo mor jo, ishalla e ka firmosur sonte.