Lidhjet e fshehta të Ramës me Hezbollahun libanez dhe pse u vonua dëbimi i ambasadorit iranian

John TAYLOR

Hezbollah (“Partia e Zotit”), ky grup terrorist i islamizmit politik e militant shiit, me bazë në Liban, është formuar në 1982 në vijim të invazionit izraelian në Liban, gjatë luftës së parë libaneze.
Ky grupim politiko-ushtarak drejtohet aktualisht nga Hasan Nasrallah dhe ka lidhje të ngushta si me Iranin, ashtu edhe me Sirinë, por edhe me forca të caktuara politike si në Perëndim, ashtu edhe në Lindje.
Ai është shpallur si një grupim me matricë terroriste në SHBA e në shumë vende të tjera në Perëndim. Brendapërbrenda Libanit, Hezbollah ka një influencë konsistente politike si brenda parlamentit, ashtu edhe në politikat sociale dhe ekonomike, veçanërisht ato që i përkasin komunitetit shiit të vendit.
Ajo çka karakterizon aksionin politiko-ushtarak të Hezbollahut është qëndrimi antiperëndimor i tij, veçanërisht antiamerikan e antiizraelian. Objektivi i këtij grupimi është krijimi në liban i një shteti islamik sipas modelit iranian dhe vënia e këtij vendi mesdhetar krejtësisht në dispozicion të Iranit.
Zona kryesore e aktivitetit të Hezbollahut është ajo e Jugut libanez, në kufi me Izraelin e në luginën e Bekas.
Vetë themelimi i këtij grupimi terrorist ka qënë i frymëzuar nga revolucioni islamik iranian i vitit 1979. Ai përfitoi fonde të mëdha e furnizime në materiale të ndryshme nga Irani, veçanërisht gjatë invazionit izraelian në Liban, më 1982.
Krahu ushtarak i tij, Amal, i ngritur menjëherë pas themelimit të grupit, është autor i një sërë sulmesh kundër trupave izraeliane në Libanin e Jugut gjatë viteve të qëndrimit të forcave izraeliane në Liban, por edhe i një sërë sulmesh terroriste në shumë vende të Perëndimit.
Hezbollah është bashkëautor me Iranin në bombardimin e një qëndre kulturore hebraike në Buenos Aires, më 1994, sulm gjatë të cilit u vranë 85 persona.
Suksesi i Izraelit, në çmontimin e aktivitetit të një sërë grupimesh terroristike palestineze në Jug të Libanit, sukses që u pasua nga tërheqja nga Libani pas njëzetë vjetësh pranie ushtarake izraeliane në këtë vend, krijoi një vakum i cili i bëri të mundur Hezbollahut forcimin e pozicioneve të tij në territorin dhe në politikën libaneze.

Tërheqja e Izraelit nga territori libanez nuk i ka dhënë fund, megjithatë, luftës së Hezbollahut ndaj shtetit hebraik fqinj dhe qëllimi i këtij grupimi është i njejtë me atë të regjimeve të Iranit e të Sirisë: zhdukja e Izraelit nga harta e Mesdheut.
Forcat e armatosura të Hezbollahut janë të përgatitura nga specialistë iranianë dhe skemat e tyre të organizimit, të operativitetit dhe shume prej armatimeve janë të njejta me ato të forcave iraniane.
Ka, sigurisht, një histori bashkëpunimi midis Hezbollahut dhe regjimit komunist në Shqipëri, i cili e priti me entuziazëm e i bëri jehonë revolucionit islamik iranian, vetëm e vetëm se ai ishte kundër imperializmit amerikan dhe sionizmit.
Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Iranit u forcuan shumë pikërisht gjatë viteve ’80, pas marrjes së pushtetit nga ana e ajatollahëve në Teheran.
Ka të dhëna se Shqipëria i ka furnizuar drejtpërdrejt apo tërthorazi Hezbollahut armatime dhe materiale ushtarakë gjatë pushtimit izraelian të Libanit, ashtu siç ka të dhëna që edhe sot e kësaj dite, në rradhët e trashëgimtarëve të komunizmit në Shqipëri, “Rilindjes” së PS në pushtet me Ramën në krye, mbahen ende lidhje interesi të hapura e të fshehta me Hezbollahun libanez e organizatat e tij në botë. Ndoshta këtu mund të gjenden motivet për të cilat Rama e vonoi më shumë se një vit dëbimin e ambasadorit iranian nga Tirana, megjithë informacionet e shumta mbi aktivitetin jashtë statusit diplomatik të tij në dëm të Shqipërisë dhe të vendeve aleatë të saj në NATO.
Një paralelizëm në këtë aspekt, mund të bëhet midis këtij qëndrimi të vonuar të Tiranës gjatë qeverisjes Rama dhe vonesave e pengesave që krahu prohezbollah i laburistëve anglezë më Corbyn në krye po i sjellin vendimmarrjes së parlamentit anglez për ta shpallur Hezbollahun në tërësi si organizatë terroriste të dënueshme sipas ligjeve në fuqi. Ky qëndrim i sivëllait të Ramës në Londër, i njohur për frymën antiizraeliane të tij, mbahet me insistim, pavarësisht se edhe vetë ministri i brendshëm i Mbretërisë së Bashkuar, në analizën e tij mbi vendimin, afirmoi se nuk shquan asnjë dallim midis forcaveë politike dhe atyre të armatosura të grupimit Hezbollah. Së fundi, ai shtoi se Hezbollah “ vazhdon të grumbullojë armë në kundërshtim të hapur ndaj esigjenzës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke vënë në rrezik sigurinë në rajon”.
Në këtë paralelizëm, nuk mund të mos i kushtohet vëmëndje edhe politikës së mëtejshme e të nëndheshme të Corbynit të Tiranës, në marrëdhëniet e tij me Iranin dhe mashën e tij, Hezbollahun libanez.