Berisha paralajmëron Ramën për helmin: Nëse nuk respekton rregullat populli i padukshëm do të…

Ish-Kryeministri Berisha ka paralajmëruar Ramën për helmimin masiv të qytetarëve me gazin helmues në protest se në rast se nuk respekton rregullat politike atëhere populli i padukshëm do ti përgjigjet atij me të gjitha mënyrat. Berisha tha se protestat e qytetarëve kanë qenë paqësore dhe se protestuesit po provokohen në mënyrë të vazhdueshme nga forcat special të urdhëruara nga Rama. “Shqiptarët do t’i tregojnë Ramës vendin shumë shpejt. Shqipëria ka sot opozitën më të fortë që viti 1990”, tha Berisha.
I ftuar në “360 Gradë” në Ora News, Berisha e konsideroi kryeministrin Edi Rama një kufomë politike.
“Ai është një zhgarravitës dhe mënyrë absolute asgjë tjetër. Janë të pavdekshme cilësimet që i kanë bërë kritikët e artit italianë, që thanë zhgarravinat e një adulti të droguar. Kaq janë ato. Problemi i tij është ky; ai është kufomë politike e pa kallur. A do ta kuptojë ai, kjo është gjë tjetër. Sa të jetë në fazë maniakale, ai nuk ka vesh që të dëgjojë, nuk ka sy që të dëgjojë”, u shpreh Berisha.
Berisha theksoi më tej se, se Rama i ka kohërat e numëruara.
“Rama i ka kohërat e numëruara. Por ka një problem të madh. Atij i janë verbuar sytë e mendjes dhe i janë shurdhuar veshët e mendjes.
Në mbarë vendin po jehojnë sirenat e shpresës.

Sot Shqipëria ka një opozitë, më të fortë se kurrë më parë.
Rama ngjet si një mi në kafaz.
Amerikanët pajtuan 23 psikiatër për Hrushovin, sic kanë bërë sot për Kim Jong Un.
Hrushovi, nga vëzhgimi i tyre, rezultoi manjako-depresiv.
Për të ardhur në Shqipëri, Rama, përvec kësaj, ka vuajtur nga kompleksi i vdekjes.
Ai vetë ka thënë në mediar italiane se ka menduar që të vrasë veten
Ai nuk është artist por një zhgarravitës (adult i droguar)”, u shpreh Berisha.
Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se eurodeputeti Knut Fleckenstein është i lidhur me rusët.
“Erdhi ky në Tiranë, Knuti në verë dhe takoi shoqërinë civile. 5 organizata, që të 5-ta të sponsorizuara nga Soros dhe u tha mos u mërzisni se Saliun e nxisin rusët. Ndërkohë që vetë i ka lidhet me rusët vetë të dokumentuara”, tha Berisha.
Berisha tha se para se të zbulohej nga Zëri i Amerikës, nuk kishte dijeni për dosjen 339 për blerjen e votave.
“Ti i di qëndrimet e mia pas zgjedhjeve. Nuk i dija unë këto që i ka dosja 339. Akuzat janë njëra anë. Po të jetë puna për vendime të mëdha ti kurrë nuk mund t’i marrësh pa fakte. Isha i bindur që Edi Rama nuk do të bënte zgjedhje. Kam bërë gjithçka që kam pasur në dorë që PD të marrë pjesë në zgjedhje”, tha Berisha.

Deklaratat ndaj Kryemadhit, Berisha: Knuti i mërzitur për çështje “la femme”
Ish-Kryeministri Sali Berisha i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, u pyet edhe për deklaratat e eurodeputetit Knutt Fleckenstein ndaj kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.
Pjesë nga biseda:
Berisha: Knut gaboi. Së pari nuk i takon atij të përdor formula siç i thotë Edi Rama. Së dyti, gosipi është gosip dhe tani nga darka fliste për “shershe la femme”. Ai dëshpërim që shtyu atë në urrejtje personale ndaj Monikës, gojët e liga thonë se ajo mund t’i ketë prishur diku punë.
Zheji: Mos është fjala për ndonjë ish-ambasadore?
Berisha: Nuk e di! Nuk shkoj aq thellë. Unë them që nuk bëri mirë që i tha ato. Jam i bindur që i nderuari deputet, po t’i gjykonte sonte, do t’i hiqte ato që tha ndaj një zonje, që është kryetare partie.

Gazi lotsjellës i protestës u soll nga Serbia nga banda e Gjolekë Malajt
Berisha i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se gazi i lëshuar mbi protestuesit përdoret për grupet terroriste.
“E ka sjellë banda e Gjolekë Malajt, një nga banditët e ’97-s. Ai ka bërë importin e gazit dhe ato janë gazra të sjella nga një grua. Dhe është gjithçka nëpër banda. Informacionin ma ka dërguar një specialist i ushtrisë së Kosovës, që është i njohur me armatimin e ushtrisë serbe të kohës së Millosheviçit.
Policia e ka në rregullore kur përdor gaz-lotsjellës, por ai gaz përdoret për grupet terroriste. Unë mendoj dhe e paralajmëroj Edvinin, të ketë kujdes se populli i ka të gjitha mundësitë dhe aftësisë për të reaguar në të gjitha mënyrat”, tha Berisha.