Basha nga Shkodra: Rrugëtimi jonë është rrugëtim drejt Europës!

Kryetari i PD, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me strukturat në Shkodër, ndërsa pas takimit dha një prononcim për mediat.
“A do të pranoni për vendin tuaj, këtë që ju i kërkoni shqiptarëve të pranojnë“? Kjo ishte pyetja që kreu i opozitës, Lulzim Basha, i ka drejtuar sot nga Shkodra, eurodeputetëve të PE-së, që kritikuan aksionin e opozitës
“Mos më kërkoni asgjë që nuk do të pranonit për popullin tuaj! Ne jemi të vendosur që përmes këtij rrugëtimi të sjellim vlerat europiane në Shqipëri”, u përgjigj Basha.
Basha tha më tej se, rrugëtimi jonë është një rrugëtim i dhimbshëm, por është rrugëtim drejt Evropës.
“Kemi 3 dekada që udhëtojmë drejt Evropës. Ky është një rrugëtim i dhimbshëm, por është rruga e vetme që do ta çojë Shqipërinë në Evropë dhe drejt mirëqënies. Në këtë rrugëtim është radha jonë të bëjmë këtë sakrificë sepse ne luftojmë për vlerat e Evropës. Rrugën drejt Evropës e pengon krimi dhe korrupsioni. Nuk shkohet me gënjeshtra, por me vlera. Pengesa kryesore për integrimin në BE është Shqipëria si Kolumbia”, tha Basha.

Pjesë nga deklarata e kryetarit Basha për mediat
“Rruga është drejt Evropës është rruga e vetme që do ta çojë Shqipërinë drejt dinjitetit. Në këtë rrugëtim, është radha jonë të bëjmë një sakrificë. Ne e bëjme këtë sakrificë sepse ne luftojmë ëpr vlerat e Evropës, sepse është e domosdoshme për të zhbllokuar rrugën e Evropës nga pengesat që i janë vënë asaj në këto 5 vite e akoma më shumë në këto 2 vitet e fundit.
Rrugën drejt Europës e pengon korrupsioni dhe ortakllëku me krimin e organizuar. Të gjtihë në Shqipërinë e dinë dhe në Europë e kanë dëgjuar.
E vërteta dhe faktet na çojnë drejt Europës, nuk shkohet me hilera. Ne këtë rrugëtim e nisim me vlera dhe sakrifica e opozitës është për të kthyer demokracinë e vërtetë.
Pengesa kryesore për integrimin e vendit në Europë është “Shqipëria si Kolumbi”, vjedhja me qindra milionë milionë e taksave të shqiptarëve dhe derdhja në xhepat e oligarkëve, pengesa kryesore është qeveria e lidhur me krimin, pengesa kryesore janë zgjedhjet e vjedhura në bashkëpunim me krimin.

Kështu nuk shkohet në Europë. Në Europë shkohet me vlera, me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në cilin vend të Europës kapet qeveria duke vjedhur zgjedhjet dhe ikën populli në emigracioni?!
Ndaj rrugëtimi ynë është europian, duke zgjidhuar duart e drejtësisë dhe duke çuar para saj ata që kanë vjedhur zgjedhjet.
Jam me shumë besim dhe zemër të plotë si gjithmonë kur jam në Shkodër. Shkodranët do t’i prijnë edhe këtij rrugëtimi final, që do të ketë një përfundim, zgjedhje të reja dhe të ndershme.
Nuk ka parlament Republika e Shqipërisë, por një bandë që është faktuar në sytë e botës si produkt i Edi Ramës me krimin e organizuar. Një bandë që përfaqëson Niçet, Shullazët, Bajrët… Hapat e mëtejshëm të opozitës janë me qytetarët dhe për qytetarët.”
I pyetur nga mediat se si i komentote deklaratat e eurodeputetëve sot, Basha tha se kishte një pyetje:
“A do të pranoni për vendin tuaj, këtë që ju i kërkoni shqiptarëve të pranojnë?! …Mos më kërkoni asgjë që nuk do të pranonit për popullin tuaj! Ne jemi të vendosur që përmes këtij rrugëtimi të sjellim vlerat europiane në Shqipëri.

b1