16 shkurti është rasti që të bashkojë zemërimin dhe ta shndërrojë në një ortek!

260

Nga Lirim NEZHA

Studentet u ngriten dhjetorin qe shkoi ne nje proteste madheshtore qe ngjalli shprese se shpirti reagent i ketij populli nuk ka vdekur. Ata u ngriten ne nje proteste me kerkesa fillimisht te amullta e pastaj gjithnje e me te qarte qe kulmuan me tete pikat per te cilat kryeministri tha se jane te realizueshme, por perms dialogut!!!
Protesta e studenteve nisi me nje thirrje shpesh te pa kuptueshme,”jo politike” edhe pse ne te vertete e gjithe levizja e tyre ishte ne thelb politike dhe kerkesat gjithashtu.
Edhe pse ne dukje ekonomike, do te donin nderhyrjen e politikes per t’u realizuar. Pra, gjithshka ishte politike qe ne krye te heres edhe pse studentet, me thirrjet e tyre nenkuptonin mbajtjen larg te forcave politike opozitare si nje strategji per te mbajtur te bashkuar studentet.
Edhe pse duket se tashme eshte fashitur,protesta e studenteve eshte aty sa kohe ende kerkesat thelbesore te tyre nuk jane prekur.Eshte si ai prushi qe e mbulon hiri per pak caste,por mjafton nje ere e lehte per ta rindezur po aq fuqishem.
Ne vijim edhe studentet vete e kuptuan se artikulimi do te duhej te ishte politik dhe kerkesat e tyre do te duhej te merrnin karakter tjeter. Ndaj kerkuan rrezimin e Ligjit per Arsimin e Larte si e vetmja menyre per t’i hapur rrugen realizimit te kerkesave te tyre.
Nderkohe, opozita nga ana e vet, permes liderit te saj Lulzim Basha, ne protestat e veta nuk ka lene pa permendur edhe kerkesat e studenteve dhe ka premtuar rrezimin e ligjit me ardhjen ne pushtet, rrezim qe i hap rrugen reformimit te arsimit te larte dhe permbushjes se kerkesave te studenteve.

Atehere pyetja ime eshte kjo: çfare i pengon studentet qe t’i bashkohen fuqishem protestes se opozites me 16 shkurt? Per studentet si per te gjithe shqiptaret ne teresi, nuk eshte e rendesishme cila force politike qeveris apo kush do te jete kryeminister. Per ta eshte e rendesishme qe te permbushen kerkesat dhe nevojat e perditshmerise per nje jete me te mire e rrjdhimisht edhe per nje arsim me te mire e me pak te kushtueshem.
Ndaj e shoh me vend qe studentet dhe te gjitha shtresat e shoqerise qe kane per te protestuar ta bejne kete me 16 shkurt te gjithe se bashku dhe jo nje nga nje ne vatra te vecuara te cilat pushteti e ka kollaj t’i intimidoje,t’i percaje dhe t’i shuaje.
Nuk ka rendesi ne jeni studente, banore te Unazes, te Bregut te Lumit, tregtare te vegjel, artiste, naftetare, bujq, himarjote, shkodrane, kuksiane a sarandiote… E rendesishme eshte qe kini dicka per te protestuar kunder kesaj qeverie dhe duhet ta beni. Data 16 shkurt eshte rasti qe ta bashkoje zemerimin dhe ta shenderroje ne nje ortek per me shume liri dhe frymemarrje.
Mandej, cilido qe te qeverise do te jete ne monitorimin tuaj sepse une shpresoj qe shpirti i protestes te qendroje gjalle perjetesisht dhe te beje te mendohet dy here cilindo qe do marre persiper te qeverise Shqiperine.