Përzierja që ndihmon largimin e toksinave nga trupi

200

Stili i pashëndetshëm i jetesës dhe shprehitë e këqija të ushqimit shpijnë në akumulimin e tepërt të toksinave në trup, ndërkaq zorrët mbingarkohen me toksina dhe mbeturina.
Depozitat e mbetjeve shpijnë në toksicitet të zorrëve, balancim të keq në sistem, si dhe në probleme me peshën.
Andaj, në mënyrë që t’i eliminojmë toksinat nga trupi dhe ta përmirësojmë funksionin e zorrëve dhe shëndetin e përgjithshëm, herë pas here ne duhet të kryejmë procedura detoksi.
Sipas ekspertëve, personat që provojnë procedura të tilla përfitojnë:
– Rritje të energjisë
– Largim të toksinave
– Funksion më të mirë të mëlçisë
– Sistem më të mirë të imunitetit
– Humbje peshe
– Shfryrje të barkut
– Rrezik më të ulët të kancerit të zorrëve
– Disponim më të mirë

Receta me limon, mollë dhe xhenxhefil që mund të përdoret si procedurë origjinale detoksi:
– Dy lugë gjelle lëng limoni
– Një gotë lëng molle
– Një lugë gjelle lëng xhenxhefili
– Gjysmë luge çaji kripë deti
– Gjysmë gote ujë
Përgatitja:
Në tenxhere, përzieni të gjithë përbërësit dhe lëreni të nxehet. Kur fillon të vlojë, uleni nxehtësinë dhe vendoseni produktin në gotë. Aty shtojeni kripën dhe përzieni mirë.
Një gotë të këtij ilaçi e pini në stomak bosh çdo mëngjes, dhe sigurohuni të pini mjaftueshëm ujë gjatë ditës.
VËMENDJE: Para se të provoni këtë recetë, fillimisht konsultohuni me doktorin.