Paralajmërimi i fortë për Ballën: “Mos shko shpesh në darka me liderin së bashku me gruan”!

247

Anëtarja e Kryesisë së LSI-së, Elona Guri, ka reaguar pas deklaratës së kreut të grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla, kundër Presidentit të Republikës dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Elona shprehet se Balla është bërë për të ardhur keq, ndërsa shkruan:
“Shoku Tao, u kujtove te shkruash? Te rrahu Edi apo Linda qe u kujtove kaq vone. Turp per kryetarin e grupit parlamentar te maxhorances qe e nxjerrin me detyrim te flase. Je bere per te ardhur keq. Ah, more Tao, çizmja qe fluturoi ne koken e Kryeministrit ta beri zemren mal U ngazelleve me shoke e shoqet, u bere edhe pishman qe nuk e zuri shefin”.
Më tej ajo shprehet se Balla i është “qarë” Ilir Metës, por të gjitha i ka harruar.
“Me vjen keq per ty qe te detyrojne te flasesh kunder Presidentit ose burrit Ilir Meta. Ke qare halle shume. Qaheshe se droga po na vinte vulen e zeze kudo ne Evrope dhe nuk do na jepnin hapjen e negociateve. Ketu te them bravo se e parashikove i re ne shenje. Besoj e mban mend si qaheshe qe te emeronin ty minister se Sajmiri ishte i mbytyr dhe po njolloste gjithe mazhorancen me lidhjet e tij me kriminelet”, shkruan ajo.
Postimi i plo
Shoku Tao, u kujtove te shkruash? Te rrahu Edi apo Linda qe u kujtove kaq vone. Turp per kryetarin e grupit parlamentar te maxhorances qe e nxjerrin me detyrim te flase. Je bere per te ardhur keq. Ah, more Tao, çizmja qe fluturoi ne koken e Kryeministrit ta beri zemren mal U ngazelleve me shoke e shoqet, u bere edhe pishman qe nuk e zuri shefin.

Me vjen keq per ty qe te detyrojne te flasesh kunder Presidentit ose burrit Ilir Meta. Ke qare halle shume. Qaheshe se droga po na vinte vulen e zeze kudo ne Evrope dhe nuk do na jepnin hapjen e negociateve. Ketu te them bravo se e parashikove i re ne shenje. Besoj e mban mend si qaheshe qe te emeronin ty minister se Sajmiri ishte i mbytyr dhe po njolloste gjithe mazhorancen me lidhjet e tij me kriminelet. Si Edi Rama ishte “naiv” dhe nuk i kuptonte dot lidhjet e Sajmirit me banditetet qe ja ulte ne tavoline. Keqardhjen tende se Edi po rreshkiste tek banditet. Por pasi nuk shkoje dot te qaheshe tek Teqja e Metes ne katin e katert tek Kuvendi, fillove te shkoje ku ndodhni krimet me te tmerrshme. Dhe normal zoti, si per te te lene me shenje, sa here shkoje per ndihme bandave te krimit ne Shkoder, Elbasan dhe Shijak te shkaktonte aksident, qe ta merrnin vesh gjithe shqiptaret me çfare merreshe.
U lodhe o Tao u lodhe, por e zevendesove Sajmirin vetem ne gjysmen e tij, ate te lidhjes me krimin e organizuar, ndersa minister s’te ben kurre.
P.S. keshille per Taulantin te bere rilindas, per postin e ministrit mos shko shpesh ne darka te renda me Liderin se bashku me gruan. Te fala Tao.
Neser mund te kesh edhe me shume, por me mbajti doren zoti, kur kujtoj lotet e tu dhe pecetat qe te jepja tek zyra e Presidentit dikur. Mbaji lotet Taulant!