Vjedhja 20 milionë euro me firmën fantazmë amerikane, Shehaj-Qendros: Ti dhe Rama duhet të shkoni në burg

361

Deputeti i PD, Shehaj që denoncoi skandalin e firmës fantazmë amerikane në tenderin 20 milionë euro të Unazës së Re është përplasur me Drejtorin e Rrugëve duke i deklaruar në sy se ai dhe Rama duhet të shkojnë në burg. “Ti je një hajdut I rëndomtë që duhet të ishe burg jo në televzion” i tha Shehaj, Qendros.
Në studion e emisionit “Opinion” deputeti demokrat Agron Shehaj ëhstë përplasur me drejtorin e ARRSH lidhur me skandalin e firmës false pjesëmarrëse në tenderin e unazës.
Deputeti Shehaj tha se drejtori i ARRSH duhej sot të ishte në burg, së bashku me shefin e tij dhe shefin e shefit të tij.
Por drejtori i ARRSH Afrim Qendro tha se ai dhe stafi i tij nuk kanë asnjë përgjegjësi lidhir me ngjarjen.
“Unë dhe stafi nuk kemi përgjegjësi, sepse detyra jonë nuk ëhstë të verifikojmë”, tha drejtori i ARRSH, duke u shprehur se ai nuk mund të dyshonte mbi kompaninë që kishte ardhur nga SHBA.

Drejtori i ARRSH-së, Afrim Qendro, të mërkurën, ka shpjeguar arsyet se për çfarë arsye institucioni që drejton nuk verifikoi dokumentet e kompanisë “DH.Albania”.
Qendro tha në studion e emisionit “Opinion”, se ligji thotë se në një garë e cila është e hapur, kompanitë paraqesin dokumentat zyrtare në faqen e AKP.
Ai u shpreh se gara në ARRSH ka qenë afërsisht 18 milionë euro, duke shtuar se të gjitha procedurat dhe të gjitha garat janë zhvilluar me dokumente zyrtare.
“Kishim një kompani amerikane. Siç më thotë ligji, dokumentat ka qenë të plota dhe këtu historia fillon me noterin”,- tha ai.
Sipas tij, në momentin dhe në bazë të ligjit të prokurorimit publik ARSH nuk e ka për detyrë të kontrollojë, nëse nuk ka kushte logjike për dyshim.