Rama kërcënon studentin në sallë: Nëse unë do të isha si të tjerët ti do të haje një kokërr plumbi!

Kryeministri Rama ka dalë jashtë kontrollit në Vlorë gjatë një takimi me studentët e FRESSH duke kërcënuar me jetë nëj student që ia plasi në fytyrë se ai është bërë bajat dhe nuk po durohet më. Pyetjet e studentit dhe replikat e kanë nxjerrë Ramën nga faza dhe në një moment deprezioni ai i është drejtuar studentit me fjalët: “Nëse unë do të isha si të tjerët ti do të haje një kokërr plumbi, pasi the të gjitha ato që the”.
Studenti u shpreh se do të donte të largohej nga ky vend, dhe midis pastrimit të banjove në një shtet të huaj dhe jetesës në Shqipëri do donte të parën.
“Megjithë shpirt doja që të dilja me ata që u larguan sot nga takimi, ju po na vrisni shpresën, njësoj si ata që na vrisnin në Bulevard.
Më vjen rëndë. Më mirë të pastrosh haletë jashtë vendit se të jetosh këtu. Do doja të ikja dhe të merrja me vete të gjithë familjen, gjithë sa kam.
Ju na dëgjoni por nuk na e vini veshin. Jeni bërë shumë bajatë mo vëlla, nuk po ju durojmë dot më”, u shpreh studenti.
‘’Ti mua më merr të keqen. Ti e të gjithë të tjerët si puna jote. Nëse unë do të isha si të tjerët ti do të haje një kokërr plumbi, pasi the të gjitha ato që the. Nese do të isha si të tjerët nuk do e mbaje gjithë ate fjalim”, ia kthehu Rama studentit.