Rama i rrethuar nga protestat në të gjithë vendin

I gjithë vendi është paralizuar si shkak i protestave antiqeveritare, me karakter ekonomiko-social, kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish në Tëitter.
Ndërsa pritej përmbushja e kërkesave të studentëve, Rama po tenton të zhvendosë vëmendjen, ndërsa i quan protestat në rrethe si të organizuara nga Partia Demokratike.
‘Eh Artist si e katandise opozitën! Të rinjtë e PD maskohen si studentë se ndryshe i përzënë; dega e Fierit zë rrugën me jelekë të verdhë sikur i merr porositë nga Parisi; bashkia e Kukësit shfaqet si grup biznesmenësh të vegjël që duan dyqan pa kasë; ndërsa ti vetë të Astir Boja’.
Por para Ministrisë së Arsimit, studentët brohorasin ‘Jemi të bashkuar’, ndërsa një grup prej tyre janë drejtuar ashtu siç kishin paralajmëruar drejt ‘Zogut të Zi’.
Ende nuk dihet nëse ata do të marshojnë drejt Kryeministrisë, apo do të bllokojnë qarkullimin në të gjithë pikat kyçe të Tiranës.