Rama dhe Lindita, 100 mijë euro bursë studitimni djalit të Mero Bazes

“SYRI.net” ka siguruar së fundmi një vendim të ish Ministres së Arsimit Lindita Nikolla, e cila mes 5 emrave, i ka akorduar edhe djalit të botuesit të Gazetës Tema Mero Baze, Aldionit 35 mijë paund britanik nga fondi i Ekselencës për të studiuar në për drejtësi.
Nuk ka asgjë që të keqe që Ministria e Arsimit të stimulojë dhe të financojë studentët ekselentë në mënyrë që ata të marrin dijet në universitetet më të mira të botës, por rasti i Aldion Bazes është krejt klientelist dhe i pamerituar.
Baze i vogël është diplomuar për drejtësi në vitin 2015, dhe menjëherë pas kthimit të tij në Tiranë, ai filloi punën si jurist pranë Bashkisë së Tiranës, pasi në krye të saj u zgjodh Erion Veliaj.
Por, pas 2 viteve punë në Bashkinë e Tiranës, Aldion Baze ka menduar që të bëjë edhe një master post-universitar dhe në këtë pikë sërish frerët i ka marrë në dorë babai i tij, botuesi i Gazetës Tema, Mero Baze.
Nuk është aspak një sekret që Mero Baze është një nga njerëzit më të afërt të Kryeministrit Edi Rama, dhe njerëzit që kryeministri në ikje e ka përdorur më së shumti për punët e tij të pista mediatike.
Dhe mesa duket çdo shërbim e ka edhe një shpagim. Dokumentet zyrtare tregojnë se gjatë kohës kur Lindita Nikolla ishte Ministre e Arsimit, ka firmosur pa iu dridhur dora gati 50 mijë euro bursë vjetore për Aldion Mero Bazen, në mënyrë që ai të tentojë të pajiset edhe me një master, me çdo kusht e me çdo me çdo çmim të paguar me paratë e taksapaguesve shqiptarë, në “University College of London”.

Kështu për vitin akademik në vazhdim, Aldion Baze pasi punoi pranë Bashkisë së Tiranës në shërbim të Erion Veliajt, vendosi të ndryshojë ajër nga Tirana në Londër për të tentuar edhe njëherë të bëjë një palë studime 50 mijë euro viti në Londër, ndërsa në këmbim faturat e të birit që nuk nxë, i paguan babai i tij Mero Baze me fletushkën e tij elektronike “GazetaTema.net” duke shpërndarë diziformacion për llogari të Edi Ramës.
Po flasim për të njëjtin njeri (Mero Bazen), i cili prej vitesh nuk ka lënë fëmijë e baballarë pa përfolur e pa deningurar, vetëm e vetëm se prindërit e tyre ishin njerëz që përbënin problem për qeverimin e Edi Ramës në dëm të qytetarëve shqiptarë. Sot nuk është dita e shpagimit, dhe Aldion Baze nuk ka pse paguan për mëkatet e panumërta të babait të tij deri edhe në kurriz të Greg Ramës dikur.
Por kur Aldioni të ndërgjegjësohet ndonjë ditë duke chill-ur nëpër rrugët e Londrës le ta dijë se po të mos ishte për maskarallëqet e babait të tij, thellimi i tij i mëtejshëm në lëmin e dijes u mundësua nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Urime Aldion, shpresojmë të kthehesh me diplomë në Shqipëri…

ramanikolla