Rama del nga faza dhe dhunon studentët në Vlorë, studenti: “Më kapi prej fyti”!

Kryeministri Edi Rama organizoi një takim me studentë dhe pedagogë të Univeristetit të Vlorës, ndërkohë që shumë studentë nuk e kanë mirpritur. Një grup i madh studentësh vendosën që të braktisin takimin, duke mos pranuar që të dëgjojnë asnjë përgjigje nga kryeministri Rama.
Studentët pas braktisjes së sallës u shprehën jashtë kamerave për Fax News, se ishin dhunuar nga kryeministri, ndërkohë që salla ishte mbushur me FRESSH-istë. Ato nuk pranuan të dalin në kamera, por siç dëgjohet në audio studentja shprehet se është kapur për grykësh nga kryeministri në momentin që po futej brenda ambienteve të Universitetit të Vlorës.
“Ndodhi që kryeministri jo vetëm që na dhunoi. Kryeministri nuk na lejoi që të futeshim për arsye se të gjithë ato që ishin aty, ishin FRESSH-istë, nuk kishte asnjë student. Jo vetëm studentë që skishte, por edhe gra.”
Gazetarja: Ju po thoni që ju kapi prej gryke!?
“Po, po kryeministri na dhunoi. Na thanë që nuk kishte vende dhe ato vende që ishin të zëna ishin të zëna nga FRESSH-istët”, u shpreh një studente.
Ramës i ka dalë situata jashtë kontrollit prej disa ditwsh. Protesta studentore i ka rrëzuar të gjithë gënjeshtrën e madhe të ngritur nga propaganda e tij dhe mediat e kapura.
Kjo situatë ka bërë që Edi Rama të dalë jashtë kontrollit.
Kjo ka bërë që gjatë ditës së sotme vetë Edi Rama të ushtrojë dhunë ndaj studentëve.

Takimi i kryeministrit Edi Rama me studentët dhe pedagogët në Universitetin e Vlorës nuk ka shkuar ashtu siç e priste kreu i qeverisë.
Studentët e pritën me revoltë Ramën dhe janë tubuar sërish duke e përcjellë me protesta. ‘Studentët do të fitojnë, studentët do fitojnë’, ishin thirrjet e studentëve ndaj Ramës, i cili iku me ‘bisht ndër shalë’ nga bashkëbisedimi në Universitetin e Vlorës.
Kryeministri fillmisht u prit me protesta nga studentët, ndërkohë që një pjesë e madhe prej tyre braktisën takimin duke refuzuar që të dialogojnë me të.
Por dhe studentët të cilët ishin të pranishëm në sallë, nuk hezituan që t’i drejtojnë pyetje nga më të ndryshme kryeministrit, duke filluar që nga pasuria, shtëpia në Surrel, ndërkohë që një prej tyre e akuzoi si mashtrues.
Kujtojmë se studentët e Universitetit të Vlorës i kanë bërë suprizën më të hidhur të këtyre kohëve kryeministrit Rama.
Pas protestës që bënë në oborrin e Universitetit, ata kanë marrë fjalën dhe kanë thënë se ky takim është farsë duke u larguar më pas nga salla.
Disa prej studentëve madje thonë se janë dhunuar fizikisht nga vetë kryeministri Rama, i cili e humbi për disa çaste durimin.

Kallam Deshtaku takim me FRESSHistet ne Universitetin Ismail Qemali.Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e studentit dixhital. sbPershendetje doktor studentet protestues nk lejohen t hyjne ne konferenc duhet t jen freshista qe te futen

Gepostet von Sali Berisha am Mittwoch, 19. Dezember 2018