Pedagogët e Gjeologji Minierave në krah të studentëve: Të anulohet ligji për Arsimin e Lartë! (Deklarata)

29 pedagogë të Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave kanë firmosur nismën për abrogimin e ligjit në arsimin e lartë. Sipas deklaratës, ligji i ri për arsimi e lartë është shkaku themeltar i problemeve aktuale në universitetet publike shqiptare.
Gjithashtu në deklaratë shkruhet se ky fakultet ka mbajtur qëndrime të tilla edhe në kohën kur janë bërë diskutime për projektligjin e ri të arsimit të lartë, duke shprehur nevojën e hapjes së një diskutimi gjithëpërfshirës.
Teksti i deklaratës së tyre është ruajtur i njëjtë me atë të FSHS, në shenjë solidariteti me kolegët e tyre dhe me shpresën se kjo nismë do përhapet edhe nëpër fakultetet e tjera (siç ndodhi në FHF).
Nga 49 pedagogë të punësuar si staf i brendshëm pranë FGJM, 29 prej tyre e kanë firmosur deklaratën publike, së bashku me dy pedagogë të jashtëm dhe një laborant.
Emrat e firmëtarëve janë si më poshtë:
Luis Lamani, Kristaq Muska, Klodian Skrame, Riza Aleti, Dulian Zeqiraj, Agim Sinojmeri, Përparim Alikaj, Elva Leka, Esmeralda Zeqo, Avni Meshi, Bardhyl Muceku, Gafur Muka, Altin Karriqi, Redi Muçi, Edmond Hoxha, Jeton Pekmezi, Emiljan Gjura, Nevina Polo, Boris Strati, Bashkim Çela, Oltion Fociro, Ilir Alliu, Kimet Fetahu, Myslym Pasha, Ana Fociro, Ardian Shehu, Elsa Shehu, Nevton Kodhelaj, Aida Bode, Enkeleida Goga Beqiraj, Mensi Prela, Gjon Rrota.

1 14