“Neue Zuercher Zeitung”: Protesta e studentëve një nga manifestimet më të mëdha të pakënaqësisë që ka njohur Shqipëria

Gazeta e njohur zvicerane, Neue Zuercher Zeitung shkruan se protestat e studentëve e kanë vendosur establishmentin në Shqipëri nën presion.
Sipas gazetarit Volker Pabst, që ka publikuar një reportazh nga protestat,pakënaqësia shkon përtej problemeve të universitetit.
‘Ajo që nisi para 15 ditësh si një protestë e vogël e fakultetit të arkitekturës është kthyer në një nga manifestimet më të mëdha të pakënaqësisë që ka njohur Shqipëria prej shumë vitesh.’
Sipas gazetarit, studentët kanë kërkesa konkrete dhe protesta e ka vendosur nën presion qeverinë.
‘Nën presionin e protestave, të cilat gëzojnë mbështetje të madhe jo vetëm në mesin e 130 mijë studentëve në vend, qeveria e Ramës e tërhoqi vendimin për tarifat e provimeve të mbetura. Përveç kësaj, Rama shprehu publikisht mirëkuptim për shqetësimet e studentëve dhe ra dakord për negociata. Një debat televiziv me demonstruesit ishte një dështim, pasi u pa shumë shpejt se panelistët ishin njerëz të socialistëve në pushtet’.

auto Screenshot 11545160900