Nesër protesta e madhe e opozitës para Parlamentit, kundër varfërisë dhe për studentët

Nesër opozita ka paralajmëruar një protestë të madhe para Parlamentit në mbështetje të kërkesave të studentëve. Nuk ka detaje për këtë protestë, por numri i madh i protestuesve do të rrethojë tërësisht Parlamentin dhe do të adresojë një revoltë të madhe popullore në drejtim të qeveris për varfërinë e madhe që ka pllakosur dhe padrejtësinë. Protestuesit do të dalin në mbështetje të kërkesave të studentëve.
Mbledhja e Këshillit KOmbëtar të PD e zhvilluar në pasditen e së hënës ka pasur në qendër të saj jo vetëm konstituimin e këtij forumi të lartë të PD, por edhe ndezjen e protestave popullore me kërkesa të ligjshme kundër padrejtësive të këtij regjimi.
Parlamenti pritet nesër që të votojë kundër dekretit të Presidentit, i cili e ka kthyer atë për rishqyrtim me qëllim adresimin në buxhet të kërkesave të studentëve. Duke qenë se kjo është një pikë mjaft e ndjeshme e studentëve, protestës së nesërme pritet që ti bashkohen edhe studentët. Protesta do të jetë një nga protestat më madhështore të opozitës dhe nga protestat më të forta të saj.
PD ka deklaruar se do të hyjë në Kuvend për të diskutuar dy ligje që adresohen ditën e nesërme, ligjin për buxhetin ku do të diskutohet edhe ai i buxhetit për studentët si dhe ligji për vetingun në politikë që do të diskutohet të premten. Këto dy ligje janë mjaft të rëndëishme për opozitën që ka deklaruar se do të pastrojë politikën nga krimi duke avancuar me ligjin e vetingun në politikë.