Mourinho: “Ky është kushti që Pogba të rikthehet titullar”

Për momentin është një paralajmërim, por duket dhe tingëllon më shumë si një sulm i vërtetë. Është trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ai që i është adresuar francezit Paul Pogba menjëherë pas ndeshjes së të shtunës të fituar kundër Fulham me rezultatin 4-1. Kampioni i botës ka qëndruar në pankinë gjatë ndeshjes së Djajve të Kuq.
Trajneri portugez ka sqaruar sot kushtin se çfarë duhet të bëjë Pogba për të rimarrë vendin e tij prej titullari në formacionin e Manchester United. “Duhet të luajë me të njëjtin mentalitet me të cilin po luan e gjithë skuadra. Kur futbollistët japin gjithçka, ndjesia është positive, kur jep gjithçka për klubin, do të thotë se ke skuadrën më të mirë”, deklaroi Mourinho në konferencën për mediat.