Kryemadhi: Rama shkarkoi Xhafajn se do arrestonte Dakon

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se kryeministri Edi Rama shkarkoi përmes Twitter-it ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj pasi do arrestonte kreun e bashkisë së Durrësit në mëngjes, Vangjush Dakon.
“Rama shkarkoi Fatmir Xhafajn në Twitter. E shkarkoi se Xhafaj do arrestonte Vangjush Dakon në mëngjes prandaj. Do priste koka Xhafaj prandaj u shkarkua”, tha Kryemadhi.
Kryemadhi pohoi në studion e emisionit ‘Dritare me Rudinën’ në News24 se protesta e studenteve do të vazhdojë pavarësisht festave të fundvitit.
Kryemadhi pohoi se edhe LSI si gjithë forcat e tjera politike është brenda protestës së studentëve. Kryemadhi u shpreh se LSI suportojë studentët sepse janë me të drejtën e zotit.
“Nuk mbaron protesta sepse për hir të vërtetës jemi mësuar të shijojmë një ton të fortë politik. Ndjejmë një kënaqësi kur njerëzit protestojnë kundër Edi Ramës. Pjesa më e madhe e atyre studentëve u kanë thënë se do ju heqim prindërit nga puna, por ata nuk e kanë vrarë mendjen dhe vijojnë protestat. Si gjithë partitë e tjera jemi dhe ne brenda protestës.
Unë do t’i suportoj studentët sepse janë drejt zotit të tyre. Do t’i supertojmë edhe me veprime ligjore. Gabimet tona kanë kosto, por do mësojmë nga ato. Protestat do vazhdojnë edhe pse shumica prej studenteve janë nga rrethet dhe do ikin për festat, por ka studentë që jetojnë këtu”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi ka thënë se, protesta e studentëve nuk është partiake. E ftuar në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në News24, Kryemadhi komentoi edhe deklaratat e Ramës, i cili e quan ‘Doktoresha e Shkencave’. Sipas kryetares së LSI, Rama ka kompleksin se në 5 vite ja hodhi fajin LSI, por doli se shushunja ishte vetë.
“Mbas protestave qëndron çdo shqiptar që ka problem. Edhe FRESSH ka pjesën përbërës në protestë. Nuk është protestë protestë partiakë, por kërkesat janë politike. Aty sheh të kapur dorë për dore FRESSH-istin me LRI-istin. Nuk është ndonjë titull i keq. Ndjen kompleksin që ka vetë se në 5 vite ja hodhi fajin LSI. Doli që shushunja ishte vetë. Demaskimin më të madh që i kanë bërë studentët Ramës nuk ja ka bërë politika në 20 vite. Në rrejtët sociale do gjesh meme qesharake që tregojnë nivelin ku ka rënë kryeministri”, tha Kryemadhi.
Në lidhje me votimin e ligjit të arsimit të lartë dy vite më parë, Kryemadhi i shpreh se: “Nuk i shmangemi votimit të reformës në arsimit dhe kemi përgjegjësisë tonë. Të gjitha grupet e LSI kanë qenë kundër arsimit të lartë. Ne kemi bërë një debat të pa parë. Ne votuam me gjysmë zemre. Aktet nënligjore nuk kanë fare lidhje me arsimin e lartë. Ligji i arsimit të lartë nuk është zbatuar fare. Besimi në sistemin arsimor është shkatërruar”.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha sot se tarifat universitare nuk ndryshojnë nëse nuk ndërhyhet në buxhet. Në emisionin “Dritare me Rudinën” në News24, e pyetur nëse duhet të ketë dialog, Kryemadhi e pyetur tha se studentët e dinë se Rama gënjen.

Robert Rakipllari: A duhet të ketë dialog?
Monika Kryemadhi: Mendoj se qeveria i ka shumë të qarta kërkesat e studentëve. Qeveria kishte një rast të mirë me buxhetin. Ai gënjen. Studentët mund të mos jenë gjenialë si profesorët që ka ai në qeveri por studentët nuk janë budallenj. E dinë që nuk iu ndryshojnë tarifat po nuk u ndryshua buxheti.
Rakipllari: Ju ktheheni në parlament, qytetarët e studentët janë në rrugë. A mundet t’i plotësojë Rama kërkesat e studentëve?
Kryemadhi: Po i plotëson. Në këtë lëvizje nuk është më thjesht PD dhe LSI. Nuk është çështja me sjellë në pushtet Lul Bashën. Nuk duam të sjellim në pushtet Lul Bashën, as Monikën.
E patë reagimin e BE. Dialog që zgjidh kërkesat e tyre. Jo dialog hajde të përgjysmoj tarifën. Dialog, reflekto kërkesat e studentëve. E ka shansin në buxhet. Shansin e parë ia dha LSI-ja, shansin e dytë ia dha Presidenti. S’ka për ta bërë prapë se ai nuk mbush, e ka problem sistemi.

rama vs