Kërkime të reja japin shpresë për të sëmurët e Alzheimerit

Një proteinë në formë pllakëze, e quajtur “amyloid” ((AM-eh-loid)), grumbullohet në trurin e njerëzve me Alzheimer. Studiuesit po punojnë për të bllokuar krijimin e pllakëzës tek njerëzit e shëndetshëm, që rrezikohen të preken nga demenca.
“Ky është një demonstrim i një grupi njerëzish, për të cilët e dimë se do të zhvillojnë sëmundjen e Alzheimerit dhe me afrimin e moshës kur ata pritet të zhvillojën simptomat, shohim se pjesa më e madhe e amiloidit tashmë është grumbulluar.”- thotë doktor William Burke, i Institutit të Alzheimerit.
“Sa më shpejt që të ndërhyjmë dhe të parandalojmë akumulimin e amiloidit në tru, aq më shumë shanse për sukses kemi,” – thotë doktoresha Elizier Masliah, Shefe e Neurologjisë në Institutin Kombëtar për Plakjen.
“Mosha është faktori më i madh i rrezikut për të zhvilluar Alzheimerin. Pas moshës, vjen gjeni APOE,”- thotë studiuesja Langbaum. Pjesëmarrësve në studim u kërkohet të përfshihen në një regjistër konfidencial, të quajtur GeneMatch, për njerëz të moshës 55 deri 75 vjeç, të cilët dalin vullnetarë për të marrë pjesë në studimet për Alzajmerin, por që nuk janë diagnostikuar me degjenerim mendor. Ivy Segal nuk hezitoi të merrte pjesë:
“Dua të bëj ç’është e mundur për të ndihmuar”, – thotë ajo. Deri tani, në studim janë regjistruar mbi 70 mijë njerëz, por shkencëtarët thonë se për të ndihmuar në kërkimet për Alzheimerin, nevojiten qindra mijëra vullnetarë të tjerë.