Devijimi Lanës dhe shembja e 200 banesave për pallatet e trafikantit, PD: 4 pyetje për Ramën dhe Veliajn

Partia Demokratike ka reaguar sërish sot, për aferën më të fundit korruptive për ndërtimet për gjatë Unazës së Re.
Në deklaratën për shtyp të PD thuhet se, “Edi Rama detyroi sot Erion Veliajn dhe Arben Ahmetajn të bëhen qesharakë në sytë e shqiptarëve. Duke bërë sikur nuk kuptojnë për çfarë kanë firmosur, ata synojnë të mbulojnë skandalin tjetër në zonën pranë Unazës së Re”.
Më tej PD ka edhe 4 pyetje për Edi Ramën dhe Erion Veliajn.
REAGIM I PARTISE DEMOKRATIKE
PD: 4 PYETJE QË DUHET T’U JAPË PËRGJIGJE EDI RAMA DHE ERION VELIAJ
Edi Rama detyroi sot Erion Veliajn dhe Arben Ahmetajn të bëhen qesharakë në sytë e shqiptarëve. Duke bërë sikur nuk kuptojnë për çfarë kanë firmosur, ata synojnë të mbulojnë skandalin tjetër në zonën pranë Unazës së Re.
E vërteta, e bazuar në dokumente është se Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë ndryshuar Planin Urbanistik të Tiranës, në mënyrë që Lumi i Lanës të mos prekë tokën ku Edmond Bego do të investojë 60 milionë euro para të pista.
E vërteta është se privatizimi i zonës së ish-Serave është bërë me firmën e Arben Ahmetajt.

Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet t’u thonë shqiptarëve:
• Pse u ndryshua Plani Urbanistik i Tiranës dhe pse u devijua Lumi i Lanës në zonën ku planifikon të ndërtojë Edmond Bego?
• A ka aplikuar Edmond Bego për leje ndërtimi me projektin e hartuar nga kompania italiane MISALAB?
• A ka regjistruar në hipotekë Edmond Bego pronat për efekt të ndërtimit të pallateve?
• A do të prishen banesat e 200 familjeve për t’i hapur rrugë ndërtimit të pallateve nga Edmond Bego?
Partia Demokratike e ka të qartë se Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk mund të përgjigjen dot, sepse janë pjesë e projektit mafioz për pastrimin e parave të pista të krimit.

48427119 1627383107361355 8070020262424215552 o

48375157 1627383417361324 6508109388954206208 n 48374516 1627382177361448 110535604747370496 n 1