Deputeti Shehaj: Sot jemi kërcënuar të gjithë!

Deputeti i PD, Agron Shehaj ka reaguar pas kërcënimit që iu bë gazetarit Ylli Rakipi. Në një postim në Facebook, Shehaj shkruan se sot jemi kërcënuar të gjithë.
“Sot nuk është kërcënuar thjesht Ylli Rakipi, jemi kërcënuar të gjithë. Ndaj duhet të jemi të gjithë me Ylli Rakipin sot, që nesër të mos jetë rradha jonë, duke iu dorëzuar të keqes një e nga një!”, shkruan deputeti Agron Shehaj.
Drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit”, gazetari Ylli Rakipi mori mesazhe këcënuese për jetën. Këto kërcënime vijnë menjëherë pas publikimit të aferës korruptive, me tenderin e Unazës së Re dhe personave të cilët qëndrojnë pas kësaj afere.
Kërcënimet në drejtim të gazetarit, janë të formave të ndryshme. Ato janë bërë së pari në mënyrë indirekte, nëpërmjet postës elektronike dhe më pas edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë. Lidhur me këto kërcënime, gazetari u është drejtuar organeve kompetente.

rakipi