Deputeti i përvishet Ramës: “Avokatia e kufomave është njëlloj e vdekur si ato”…

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka vijuar me sulmet ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet se qeverisja ka arritur me shumë shpejtësi në stacionin e fundit.
Sipas Vasilit kjo qeveri po çon vendit drejt një konflikti të dhunshëm shoqëror.
“E bazuar mbi negativizmin, logjiken e denimeve, qe mbjellin frike, rrenuese e optimizmit, mosmarrese e pergjegjesive dhe justifikuese bajate e deshtimeve, e paafte te drejtoje dhe e dorezuar tek PPP korruptive, qeverisja sot eshte shnderruar ne problemin madhor te frenimit te ekonomise se vendit dhe shkaktarja e vetme e nje varferie eksplozive, qe thellohet rrezikshem drejt nje konflikti violent social”, shkruan Vasili.
Më tej ai ka sulmuar edhe ata që përpiqen të bëjnë avokatinë e qeverisë, teksa shkruan: “Avokatia e disave per kete qeverisje eshte e njejte me ate te shpreses se nje kufome qe ka dhene shpirt do te ngjallet serish”.
Postimi i plotë
Kriza e qeverisjes eshte pa kthim.
Pa prioritete, pa vepra, pa asnje ideologji, me zhberjen e cdo premtimi elektoral dhe cdo angazhimi ne programet e saj te qeverisjes, e asfiksuar nga korrupsioni dhe parate e pista, qeverisja ka arritur me shume shpejtesi ne stacionin e fundit.

Pa asnje identitet sektorial te qeverisjes, me nje varferi te mjere te personaliteteve, me mungesen uleritese te profesionalizmit, me shitjen thjesht te imazheve pa asnje permbajtje, recituese bajate e shtufit propagandistik, qeverisja sot eshte ne fundin e saj pa kthim.
E bazuar mbi negativizmin, logjiken e denimeve, qe mbjellin frike, rrenuese e optimizmit, mosmarrese e pergjegjesive dhe justifikuese bajate e deshtimeve, e paafte te drejtoje dhe e dorezuar tek PPP korruptive, qeverisja sot eshte shnderruar ne problemin madhor te frenimit te ekonomise se vendit dhe shkaktarja e vetme e nje varferie eksplozive, qe thellohet rrezikshem drejt nje konflikti violent social.
Avokatia e disave per kete qeverisje eshte e njejte me ate te shpreses se nje kufome qe ka dhene shpirt do te ngjallet serish.
Akoma me vulgare eshte avokatia e medemek ndryshimeve mbarepopullore qe kryeministri me antipopullor po dashka qe te beje. Keto ndryshime ne qeveri jane njelloj si t’i ndryshosh kufomen kostumin duke harruar qe ajo serish kufome mbetet.
Avokatia e kufomave eshte njelloj e vdekur si ato. Avokatia e agonise se nje qeverisje te marre fund eshte sherbimi me i keq që mund t’i bëhej asaj, sepse e bën edhe atë qesharake sa më s’bëhet edhe avokatët e saj kufoma njëlloj si ajo.

vasili