Deklarata e fortë e studentit ndaj Ramës: “Kjo është një shfaqje e ndyrë, shpresoj të mos pushkatohem!”

Kryeministri Edi Rama është gjendur sot përballë akuzave të ndryshme që kanë ngritur studentët e Vlorës ndaj tij gjatë një takimi për të dialoguar për plotësimin e kërkesave.
Fillmisht studentët braktisën takimin me Ramën, pastaj e akuzuan për pasurinë, ndërkohë që një student ju drejtua se ju jeni mashtruesi më i madh i këtij vendi dhe kjo shfaqje sipas tij është e ndryrë.
“Ju jeni mashtruesi më i madh në këtë vend. Jeni jeni i forti në këtë vend. fëmijët e vegjël nuk kanë më frikë nga Gogoli, kan frikë nga ju. Obobo do na bëjë këtë! Obobo Edi Rama! Kush është Rama?! Keni bërë ça keni bërë me popullin me ne qendroni korrekt! Jam i lumtur nëse nuk pushkatohem pas kësaj që thashë. Kjo është një shfaqje e ndryrë, e ndyrë ta dini.Ne nuk jemi dele dialogun nuk e pranoj”, u shpreh studenti.
Ndërkohë kryeministri Rama ju kundërpërgjigj duke i thënë se kjo sjellje është rrugaçëri.
“Rrugaçëria nuk është trimëri, të çohesh dhe ta fyesh tjetrin nuk është trimëri! Rrugaçëria është rrugaçëri, e para. Ti merr fjalën dhe thua një gjë që ke dëgjuar, më vjen keq pë rata që I votojnë ata pesona që thonë këto fjalë. Unë mund të jem ironik, po kurrë nuk do të dëgjosh nga unë akuza rrugaçërore. Nuk të bëjnë trim, fyerjet. Ti nga unë do të rrosh 100 vjet, unë ta kam merakun ty për veten tënde.
Ç’a je ti mo? Ç’a je ti që nuk dëgjon, fole, çfarë nuk the dhe të lashë që të mbaroje. Ti o flet njësoj si ata që të kanë hedhur ty trutë e gomarit”, u shpreh Rama.