Berisha thirrje deputetëve të PS: Hajdeni të votojmë ligjin që i bën Zero tarifat për studentët!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka ftuar ditën e sotme nga foltorja e Kuvendit deputetët e mazhorancës që të votojnë sëbashku ligjin që i bën zero tarifat për Universitet publike, si shenjë mirënjohjeje për të rinjtë shqiptarë.
Ai tha se të rinjtë që protestojnë sot, po luftojnë për të ardhmen, pasi ata duan ta ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri.
‘A keni ju shpirt të votojmë sot ligjin universitet pa tarifa për të gjithë shqiptarët. Pse të mos ua bëjmë ne këtë atyre, ata s’po luftojnë vetëm për ditën e sotme, po luftojnë të bëjnë Shqipërinë. Edhe neve një akt mirënjohjeje të votojmë ligjin universitet publike pas asnjë tarifë, por nuk na lënë hajdutët dhe hajdutëria. Unë jam i bindur se ata studentë do të fitojnë sepse ata kanë rikthyer në gjeneratën e tyre ëndrrën europiane. Ëndrra, nuk ka forcë në botë që të ndalojë këtë rini, mjerë ju ku do shkoni’, deklaroi Berisha.
Berisha tha se, përballë kësaj pranvere, përballë këtij uragani qëndron korruptori dhe ata që janë përgjegjës për dënim e arsimit shqiptar. “Përshëndes studentët e Vlorës që i dhanë një leksion mashtruesit të madh. “Përshëndes studentët e Mjekësisë që i mbyllin dyert dialogut me krimin. Përshëndes ata mijëra qytetarë që janë në grevën më të madhe, kanë bojkotuar mësimin, po zgjojnë te qytetarët më të rëndësishëm të njeriut, shpresës. Mjerë ju ku do shkoni përballë uraganit rinor të studentëve”, u shpreh Berisha.