Basha thirrje shqiptarëve: Të ngrihemi fuqishëm dhe ta bëjmë vetë Vettingun në politikë

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ishte sërish mbrëmjen e sotme në krahë të banorëve të Unazës së Re. Ai tha për mediat se ditën e djeshme u rrëzua vettingu për politikanët nga ata politikanë që kanë lidhje me krimin e organizuar.
Ai ju bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të ngrihen dhe të rezistojnë fuqishëm, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të realizohet tani që u rrëzua me forcën e kartonit, vettingu në politikë.
‘Jemi sonte si çdo natë në mbështetje të banorëve, për të mbështetur protestën e tyre të drejtë, e cila ishte i vetmi mjet për sprapsjen e kësaj afere korruptive. Ditët e fundit PD ka denoncuar një tjetër aferë, sot të gjithë e keni parë se si me dokumente zyrtare është faktuar mashtrimi i Erjon Veliajt, i cili firmosi devijimin e Lanës për të mos prekur pronën e Edmond Begos, i cili është firmosur edhe nga Rama. Çifti më i korruptuar Rama-Veliaj kanë bërë një akt që nuk është bërë mbi 2 mijë vjet në histori, kanë devijuar Ramën që të ndërtojë një kriminel. Të gjitha këto shkelje flagrante të ligjit bëhen për të favorizuar oligarkë dhe kriminelë. Nuk ka asnjë projekt zhvillimi për Shqipërinë. Tarifat e studentëve rriten vit pas viti, pensionet nuk rriten. Ne propozuam vettingun politik, që këta njerëz të mos jenë më në parlament. Çlirimi i politikës nga krimi është domosdoshmëri, shumica e shqiptarëve e mbështet këtë. Dje politikanët me integritet patën rastin ta votonin, por dje në Kuvendin e Shqipërisë ngritën kartonin një pakicë që janë në krahë të krimit. Dje ndodhi vettingu i politikanëve, kush ngriti kartonin ka lidhje me krimin. Ne mbështesim protestën e shqiptarëve. Sot ju bëj thirrje qytetarëve se ne kemi nevojë për ndihmën tuaj që kjo klikë e korruptuar e lidhur me krimin, që kjo klikë e votoi kundër ta imponojmë me forcën e rezistencës qytetare’, tha Basha.