Basha në Unazën e Re: Rama-Veliaj donin t’i varrosnin brenda 10 ditëve, por nuk ja dolën!

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ishte sërish mbrëmjen e sotme në krahë të protestës së banorëve të Astirit.
Basha tha se tërheqja e qeverisë nga loti 1, tregoi se qendra qytetare fitoi përballë arrogancës dhe hajdutërisë qeveritare.
‘Pas 30 ditëve protestë të banorëve të “Astir” për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga shembja pa demshpërblim dhe përkrahjes së opozitës ndaj tyre duke denoncuar edhe këtë aferë të pashembullt, qeveria është tërhequr nga ky lot.
Skandali i publikuar mbrëmë për 18 milion euro për një firmë anonime me dokumenta të falsifikuara në SHBA, Edi Rama është detyruar të pezullojë punimet pasi një hetim edhe amerikan pritet për këtë megaskandal.
30 ditë protestë të banorëve dhe po kaq ditë përkrahje nga opozitë në mbështetje të tyre, duket se ka ngrohur edhe më skeptikët për një opozitë më qendrestar.
PD, LSI dhe figura publike ishin çdo ditë në krah të banorëve duke denoncuar këtë vjedhje të madhe dhe duke bllokuar prishjen e banesave.
Mjaftonte një ditë larg protestës dje Edi Rama do të kishte rrafshuar çdo shtëpi që bëhej pengesë për megavjedhjen me “amerikanin” anonim dhe falsifikator, pjesë e stafit elektoral të Gjiknurit i cili tashmë është larguar nga Shqipëria për tu fshehur.

Lulzim Basha mund ta konsiderojë muajin e tij politik, pse jo dje fitore të strategjisë për qëndresë në këtë rast. si përfundim, këto ditë treguan se Edi Rama njeh vetëm gjuhën e qëndresës dhe të forcës.
Është padyshim një triumf i të vërtetës.
Ka më shumë se dy muaj që PD kemi denoncuar që ky është një projekt vjedhjeje, këtu ka vjedhjeje nuk ka zhvillim. Këtë e dinim ne, e dinin banorët e dinin gazetarët, tani ka dalë haptazi para botës. Ky nuk është një projekt vjedhjeje por edhe pastrim parash.
Ne e dinim që kjo ishte një vjedhje, ne qëndruam kundër këtij projekti vjedhjeje. Edi Rama i quajti shpellarë, Veliaj i quajti shpellarë, i çuan policinë paradite, gangsterët pasdite, arrestuan të rinj e të reja. E mbytën me propagandë kundër të gjithë atyre që qëndruan. Tani e kanë humbur davanë sepse kanë frikën e karriges. Kam thënë se Rama është ulur kokë më kokë me bandën e hajdutëve për të vjedhur.
Të gjitha sharjet ndaj banorëve por dhe censura e disa mediave nuk ja dolën të zhdukin protestën e banorëve, sepse ata qëndruan. Donin t’i varrosnin brenda 10 ditëve por nuk ja dolën. Ishte qëndresa e tyre e banorëve që sollën këtë fitore. Këta në vend që të tërhiqeshin por përkrahën firmën me dokumente false, këtë e bën vetëm një njeri si Edi Rama.
Ky është mësimi i protestës s Astirit, i protestës së studentëve. Për 48 orë studentët e futën Ramën poshtë minderit. Të bashkuar do të zmbrapsim çdo hajdut. Siç i sprapsëm tek Unaza e Re, siç i sprapsën studentët. 10 muaj betejë kanë bërë Artisët për Teatrin Kombëtar’, tha Basha.