Anija po mbytet, ministrat që “Timonieri” do hedhë në det për të shpëtuar veten

Kryeministri Rama e ka ndarë mendjen top: do të ndryshojë qeverinë në mënyrë rrënjësore. Në janar sapo të fillojë sesioni i ri parlamentar (të hënën e tretë të janarit, sipas Kushtetutës) kryeministri Rama mendon ti kalojë dekretet e Presidentit Meta, gjithnjë nëse nuk do lindin probleme kushtetuese si në rastin e Sandër Lleshit.
Burime të rezervuara treguan për folshqip.al se varianti i parë ka shanse te 70 % të realizohet, pra që ikin zv/kryeministra Senia Mesi e cila zëvëndësohet nga ministrja aktuale e shendetsisë Ogerta Manastirliu, ministri Ditmir Bushati ikën, pasi ka manifestuar mosdakortësi me kryeministrin sidomos për debatin e Kosovës. Bushati mban anën gjermane në këtë rast, kurse Edi Rama vazhdon të investojë për marrëveshjen Vuçiç-Thaçi. Ikën ministri i financave Arben Ahmetaj, shpëton Damian Gjiknuri, por akoma nuk dihet nëse e kalon ministër të jashtëm, sepse i duhet për rrugë ndërkontinentale. Lindita Nikolla ikën me garanci 100 %, ministrja e drejtësisë largohet, Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës nuk do të jetë më në qeveri, Niko Peleshi ikën nga bujqësia për të shkuar te drejtësia ose edhe mund ta largojë krejtësisht nga kabineti. Blendi Klosin e mban ministër, Pandeli Majkon e heq me argumentin se i duhet PS për fushatë në terren. Sonila Qaton me 99 % ikën. Nuk prekën në dyja variantet vetëm Sandër Lleshi, Olta Xhaçka dhe Ogerta Manastirliu.
Varianti 2: Ky variant ka shanse 30 % realizim. Në këtë variant kryeministri bën kërdinë. Ikin Mesi, Bushati, Ahmetaj, Gjiknuri (me një mundësi të vogël qëndrimi), Lindita Nikolla e ka prerë biletën në të dyja rastet. Ikin Gjonaj, Kumbaro, Peleshi, Manastirliu (me një probalitet 70 % qëndrim), ikën Klosi, Majko dhe shpëton Qato.
Megjithatë burimet kryeministrore thanë nën zë se mundet që vetë Edi Rama të jap dorëheqjen për tu zëvëndësuar nga Erion Veliaj ose Ogerta Manastirliu, në mënyrë që opozita të futet në zgjedhjet vendore qershor 2019.