Zyrtare, krisja e fortë, Netanjahu refuzon takimin me Ramën dhe anullon vizitën në Shqipëri

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu ka anashkaluar vizitën e tij në Shqipëri.
Kështu ndryshe nga sa u tha fillimisht se ai do të kishte një vizitë edhe në vendin tonë në datën 1 Nëntor që u shty për shkak të vdekjes së ministrit të tij për çështjet fetare, tashmë duket se kjo vizitë nuk do të kryhet fare.
Netanjahu ka qenë sot në një vizitë në Bullgari, ku mes të tjerave ka takuar dhe kryeministrat e Serbisë, Rumanisë dhe të Greqisë po jo kryeministrin shqiptar Edi Rama. Pas takimit Netanjahu ka shprehur vlerësimet për bashkëpunimin me të katërta vendet.
Nuk dihet se cilat janë arsyet e këtij anashkalimi ndaj qeverisë shqiptare. Kanë qenë mediat serbe ato që kanë zbardhur detaje dhe lidhur me takimin mes Netanjahut dhe Vuçiç, ku ky i fundit i ka kërkuar dhe që të vizitojë Serbinë.
Kryeministri i Izraelit Benxhamin Netanjahu kishte planifikuar të vizitonte, sot, Tiranën ku, ndër të tjera, ai dëshironte të takohej me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit. Disa prej këtyre udhëheqësve nuk kanë mundur të udhëtojnë dot, çfarë ka çuar në shtyrjen e vizitës së Netanjahut në Tiranë.
Sipas Jerusalem Post, Netanjahu kishte planifikuar një tur Ballkanik ku parashikohej një vizitë në Tiranë dhe një në Bullgari. Në Tiranë ishte synuar që të udhëtonin edhe udhëheqësit e Kosovës, Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë dhe Bosnje-Hercegovinës për një takim të përbashkët me kryeministrin e Izraelit.
Për shkaqe të pa bëra publike disa nga këta udhëheqës nuk kanë dashur të udhëtojnë për në Tiranë. Për rrjedhojë, Kryeministri Netanjahu ka anulluar të paktën tani për tani vizitën në Shqipëri.