Reagimi i fortë ndaj Tahirit: “Putanë e virgjër”, nuk të shpëton as byfteku i Artës dhe as suxhuku i Ramës

Anëtarja e kryesisë së LSI-së, Elona Guri ka lëshuar akuza të rënda ndaj Saimir Tahirit, ish-ministrit të Brendshëm që akuzohet për trafik droge me kushërinjtë e tij Habilaj dhe për korrupsion.
Guri shkruan në Facebook e tij se Tahirin nuk e shpëton dot as suxhuku i Ramës dhe as bifteku i Arta Markut.
Statusi i plotë i Elona Gurit
Si një putanë kërkon virgjërinë, me kopila fshehur nëpër botë t’i shpëtojnë drejtësisë, bilbilat këndojnë nëpër telefona, për varëse, byzylykë, kostume e miliona euro për të blerë zgjedhjet, ‘Kamionisti’ Saimir!
Netët pa gjumë të duket sikur mbaruan, lotët e tua, tashmë të qenkan tharë, por mos harro janë me mijëra nëna që qajnë për fëmijët e tyre, që ti iu solle drogën në shtëpitë e tyre.
Si një putane kërkon shpëtim, je gati të japësh çdo gjë, tepsi, kusi, gjellën dhe byrekun, por nuk të shpëton as ‘bakllavaja’ e Donikës, as byfteku i Artës dhe as suxhuku i Edi Ramës.