Qeveria e tenderave fiktivë dhe koncensioneve për oborrtarët e pushtetit, në zgrip të ekonomisë

Deputetja e PD, Dhurata Çupi i ka bërë thirrje ministrit të Financave, Arben Ahhmetaj që të heqë dot nga tenderat fiktivë dhe konçensionet por të lajë borxhet e mëdha të bashkive të cilat ua ka lënë ai në derë.
Me anë të një statusi në Facebook, Çupi fajëson Ahmetajn për gjendjen e rëndë financiare dhe borxhet e mëdha që kanë bashkitë në vend..
Postimi i plotë i Çupit
Thirrje Ministrit Ahmetaj: Hiq dorë nga propaganda e tenderave fiktivë por paguaj borxhet e Mega-Bashkive që krijove ti me Qeverinë tënde.
Qeveria e tenderave fiktivë e koncensioneve për oborrtarët e pushtetit vijon me “performancën” në zgrip të ekonomisë shqiptare.
Ministri i mega- ministrisë së ekonomisë dhe financave cdo ditë njofton një tender apo koncension të pronave të shqiptarëve që e pasurojnë atë dhe miqtë e tij por varfëron njerëzit, tashmë e kërkon “zgjidhjen” tek pushteti vendor.
Pasi i krijoi mega-bashkitë bashkë me borxhet e mbartura nga komunat, tashmë u kërkon drejtuesve vendorë të paguajnë miliona euro borxhe duke i lënë ata në mëshirën e fatit pasi nuk mund të kryejnë dot një detyrim të tillë.
Z. Ahmetaj për sa kohë rri dhe reklamon sukseset miliona euroshe të tenderave fiktivë, do të ishte mirë që thesin e parave që mbledh nga taksapaguesit shqiptarë ta shpërndash aty ku është nevoja emergjente, për ti ardhur në ndihmë pushtetit vendor, këtij të riut që krijuat ju me Reformën Territoriale.
Mos i lini me lakun në fyt bashkitë, që janë ekzaktësisht rezultat i vullnetit të kësaj qeverie, apo mos pas kësaj po fshihet ndonjë strategji ndëshkuese në prag të zgjedhjeve lokale?
Është koha për reagim e veprim jo për nëpërkëmbje e tallje me paratë e shqiptarëve, që për fatin e keq të tyre keni 5 vite që i keqmenaxhoni.