Meta tregon se çfarë fshihej pas dorëheqjes së kreut të SHISH, Visho Ajazi

Duke folur në studion e emisionit ‘FAKT’ në SYRI.net, përballë gazetarit Çim Peka, presidenti Ilir Meta ka treguar edhe disa prej bindjeve të tij se pse nuk e ka dekretuar ende kreun e ri të SHISH.
‘Nuk mendoj se është vendi këtu për të bërë diskutime të tilla. Së dyti unë vendos me bindje të plotë. Në rastin aktual as se kam kthyer e as se kam konfirmuar. Shumë të mirë e kemi marrëdhënien me zv.Drejtorin aktual të SHISH.
Rrethanat se si u bë dorëheqja e zotit Ajazi e cila ka qenë një dorëheqje jokorrekte, sepse ajo i jepet presidentit dhe jo kryeministri. Ai nuk meritonte të sillte një dekret tjetër në presidencë, unë e konfirmova sepse i kisha vënë kusht që të vazhdonte luftën me drogën dhe krimin.
Unë kam qenë dëshmitar në mbledhje të sigurisë kombëtare. Unë duke të njohur ty, e di që po ta kishte bërë ty, ti as dekretim për ta bërë ambasador e as dekoratë nuk do i jepje.
Unë i kam dhënë dekoratë sepse ka mbajtur qëndrime shumë të qarta sa i vlen luftës kundër drogës dhe krimit. SHISH ka punuar më mirë se shumë institucione të tjera në këtë fushë’, u shpreh Presidenti Ilir Meta në SYRI.net.

Presidenti Ilir Meta duke folur në studion e emisionit ‘FAKT’ në SYRI.net ka komentuar edhe listën e emrave të kandidatëve të cilët kanë aplikuar për të qenë kreu i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Presidenti Meta përballë gazetarit Çim Peka është shprehur se është njohur me listën dhe me 2-3 emra.
‘Jam njohur me listën dhe me dy tre emra, të cilët janë shprehur para 30 tetorit.
Përderisa kam ndjekur një rrugë të tillë që në mënyrë publike secili të aplikojë dhe dua ti falënderoj ata që kanë aplikuar, sigurisht që nuk kishte kuptim sepse aty ka mjaft emra të spikatur dhe gjysma e tyre janë akademikë, dhe sigurisht emri do të dalë nga kjo listë.
Unë kam respekt për të gjithë emrat dhe ky është një proces që do kohën e vet.
Ky është një raport mes presidentit dhe kuvendit. Presidenti bën propozimin për drejtimin e këtij institucioni, kuvendi ka të drejtën e aprovimit ose mos aprovimit.
Unë jam për të ushtruar përgjegjësitë e mia në raport me opinionin dhe kuvendin, pastaj secili bën vlerësimin e tij.
Në radhë të parë aty ka shumë emra që mund të ishin në krye të këtij institucioni unë do të gjykoj duke parë me shumë vëmendje emrat e kësaj liste në rrethanat aktuale’, tha Presidenti Ilir Meta në studion e SYRI.net.