Meta sulmon ashpër Tahirin: Delikuent që mbyti me drogë Shqipërinë, kam edhe unë përgjegjësi

Presidenti i Republikës Ilir Meta, nuk i ka kursyer sulmet ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, pas akuzave që ky i fundit bëri ndaj tij dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
I pyetur nëse kishte ndonjë koment lidhurme deklaratat e Tahirit, Meta tha se ai ishte një delekuent që mbyti me drogë të gjithë Shqipërinë.
“Nuk mund t’i shmangem çdo pyetjes tuaj.
Po ‘koment mund të kem unë për një delekuent që mbyti me drogë gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm. Po ç’koment mund të kem.”, – tha Meta.
Ai u shpreh se nuk do ta kishte bërë kurrë Ministër të Brendshëm një person të tillë, por diçka e tillë ishte bërë për shkak të këmbënguljes së kryeministrit Rama.
“Nuk dëshiroj të vazhdoj më me këtë çështje, besoj se e dhashë një përgjigje shteruese, e cila nuk më shkarkon dhe mua nga përgjegjësia për të kaluarën time.
Një nga përgjegjësitë e mia është që një person i tillë nuk duhet të ishte bërë kurrë Ministër i Brendshëm dhe unë e kisha të gjithë mundësinë. Por me këmbënguljen e kryeministrit ai u bë Ministër i Brendshëm.
Kjo nuk është fare e vërtetë e dinë vetë ata pse e kanë shkarkuar”, deklaroi Meta.