Meta flet për mos dekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm

Presidenti Meta ka deklaruar sot se, në rast se nuk bindet ai nuk do të dekretojë si ministër të Brendshëm, Sandër Lleshin.
Kjo është përgjigja e Presidentit Ilir Meta në studion e SYRI.net pas pyetjes së gazetarit Çim Peka nëse do ta dekretojë apo jo Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm.
Presidenti Meta është shprehur se ‘nuk është çështje shpatullash, por është çështje bindjesh, nëse nuk më bindin nuk do ti dekretoj’.
‘Kemi rastin e Italisë ku presidenti ka të njëjtat kompetenca, ku ai mendoi se një emër i propozuar si ministër ekonomie nuk e firmosi, pasi mendoi se rrezikonte ekonominë e Italisë. Askush nuk e detyron presidentit të firmosë një emër jashtë bindjes së tij
Në këtë drejtim unë përgjegjshmëritë e mia do ti ushtroj në mënyrë kurajoze dhe maksimale. Në këto momente Shqipëria është në luftë me krimin e organizuar, dhe kjo po e mban Shqipërinë larg BE-së.
Unë nuk paragjykoj askënd unë ushtroj përgjegjësitë e mia në mënyrë maksimale. Të gjithë ata që mendojnë se mund të ndikojnë në mënyra të ndryshme sipas interesit apo vlerësimit të tyre, duhet të jetë të qetë se unë nuk ndikohem nga asgjë, përveç detyrës që i takon presidentit për të qenë një institucion i përgjegjshëm’, deklaroi presidenti Ilir Meta në studion e SYRI.net.

Askush nuk më detyron të dekretoj ministër Sandër Lleshin
Presidenti Ilir Meta mbrëmjen e sotme ka folur edhe lidhur me propozimin e kryeministrit Edi Rama për dekretimin në postin e Ministrit të Brendshëm, të Sandër Lleshit.
I ftuar në emisionin ‘FAKT’, Meta u shpreh se do të marrë kohën e duhur, pasi sipas tij PResidenti është përgjegjës për çdo firmë që hedh.
“Do gjej kohën e duhur, për të marrë vendimin e duhur.
Presidenti ka për detyrë për të ushtruar të gjitha detyrimet kushtetuese për çdo propozim që i bëhet.
Nuk mund të hedh firmë për dekrete formale e aq më tepër për një detyrë të tillë që në momentin aktual, kërkon përgjegjshmëri.
Di të marr vendimet e mua, pa u ndikuar nga askush, as nga orët dhe sekondat.
Kushtetuta është shumë e qartë, presidenti ka përgjegjësi për çdo firmë që hedh”, u shpreh Meta.
Më tej ai u shpreh se nuk ka marrë ende anjë vendim.
“Ua kam thënë të qartë kam bërë punën time institucionale, kam bërë përpjekjet e mia, kam qenë mjaft bashkëpunues me institucionet dhe personat e interesuar për këtë çështja, dhe unë i marr vendimet e mia pa i ndikuar nga askush.
Më duket se Kushtetuta është shumë e qartë, presidenti ka përgjegjësi për çdo firmë që hedh.
Nëse do të kishte firmë unë atë nuk do ta lija për ta shpallur në studion tua, do ta kisha bërë atë publike”, tha presidenti Ilir Meta.
Në vijim, ai u shpreh se askush nuk mund ta detyrojë Presidentin të dekretojë dikë në një post të tillë.