Epidemia e vjedhjes së votave edhe në SHBA, Trump denoncon: Fletë shtesë në rinumërimin në Florida

168

Në Shtetet e Bashkuara, partia demokrate siguroi një vend tjetër në Senat, të hënën në mbrëmje, pasi përfundoi numërimi i votave në Arizona, që zgjati thuajse një javë që nga data e zgjedhjeve më 6 nëntor.
Kyrsten Sinema fitoi garën ndaj kadidates republikane, Martha McSally me një epërsi prej afro dy për qind të votave, Ajo e uroi zonjën Sinema me një videomesazh në Tëitter.
Demokratja Sinema u shpall fituese, gjashtë ditë pas zgjedhjeve.
“Arizona hodhi poshtë atë që është bërë normë në vend: sharjet, sulmet personale dhe bërjen e gjithçkaje vetëm e vetëm për t’u zgjedhur. Është e rrezikshme dhe na ul si vend. Por Arizona provoi se ja një mënyrë më të mirë për të ecur përpara”, tha ajo.
Zonja Sinena do të jetë senatorja e parë grua e Arizonës dhe do të zëvendësojë senatorin republikan Jeff Flake që po del në pension.
Gara e Arizonës ishte njëra nga dy garat për Senatin, rezultatet e së cilave nuk ishin shpallur pas zgjedhjeve për Kongresin të së martës së kaluar.
Një garë në Misisipi po shkon drejt një raoundi të dytë më 27 nëntor.
Ndërkohë autoritetet amerikane të zgjedhjeve vazhuan të numëronin dhe rinumëronin të hënën numrin e përgjithshëm të votave në disa zgjedhje rezultati i të cilave nuk është shpallur, afro një javë pas votimeve për kongresin.

Debate për rinumërimin në Florida
Vëmendja më e madhe është përqendruar në shtetin e Floridës, ku rezultati është në dyshim në dy gara ku republikanët kanë një epërsi të lehtë.
Në një garë për senatin, guvernatori i Floridës, Rick Scott po ruan një epërsi prej 12 mijë e 500 votash ndaj senatorit aktual demokrat, Bill Nelson, ndërsa në garën për postin e guvernatorit për të zëvendësuar zotin Scott, Kongresmeni Ron DeSantis ka një epërsi prej 34 mijë votash ndaj kryebashkiakut demokrat të kryeqytetit të shtetit, Andreë Gillum.
Presidenti Donald Trump, që bëri fushatë disa herë për kandidatët Scott dhe DeSantis, tha në Tëitter se rinumërimi i votave në Florida është i manipuluar dhe duhet të ndërpritet, duke deklaruar fitues dy republikanët pasi kishin epërsi, kur u shpallën rezultatet të martën e kaluar.
“Rezultatet e zgjedhjeve në Florida duhet të shpallen në favor të kandidatëve Rick Scott dhe Ron DeSantis, pasi një numër i madh fletësh të reja votimi u shfaqën papritur dhe shumë fletë votimi nuk gjenden ose janë manipuluar. Një numërim i drejtë votash nuk është më i mundur. Duhet të pranohen rezultatet e natës së zgjedhjeve”, shkruante Presidenti në Tëitter.
Demokrati Gillum, me mesazhin e tij në Tëitter, reagoi ndaj zotit Trump për zgjedhjet e Floridës, duke iu përgjigjur “Dukesh nervoz”.
Zyrtarët e zgjedhjeve po numërojnë vota edhe në disa gara të tjera, përfshirë për disa vende të Dhomës së Përfaqësuesve dhe postin e guvernatorit në shtetin e Xhorxhas.
Në Xhorxha, kandidati republikan Brian Kemp, ka një epërsi prej 58 mijë votash ndaj rivales së tij demokrate, Stacey Abrams, një ligjvënëse e legjislaturës së shtetit, që po kërkon të bëhet e para guvernatore afrikano-amerikane e shtetit.