Zyrtare, Real Madrid shkarkon Lopeteguin, ja kush do të jetë trajneri i ri

Real Madrid ka shkarkuar trajnerin Julen Lopetegui pas disfatës në El Clasico ndaj Barcelona-s.
Gjigantët spanjollë aktualisht ndodhen në vend të nëntë të La Liga-s pas ndeshjes së gjashtë pa fitore dhe humbjes së tretë radhazi.
Disfata e fundit ndaj Barça-s ka vulosur shkarkimin e trajnerit spanjoll. Santiago Solari është emëruar si trajneri i përkohshëm.
Lopetegui u transferua te Real gjatë verës, duke u larguar nga përfaqësuesja spanjolle vetëm disa ditë përpara se të fillonte Kupa e Botës.
Por ai ka paguar çmimin e një starti të tmerrshëm të sezonit.
Santiago Solari, i cili për momentin është trajner i Castillas, skuadrës B të Real Madridit, pritet që të emërohet trajner i përkohshëm ku do ta drejtojë ndeshjen e Copa del Rey të mërkurën kundër Melilla dhe ka mundësi po ashtu edhe ndeshjen e radhës së Realit kundër Valladolidit të shtunën.

santiago solari real madrid 4462262