Tronditëse dhuna ndaj vogëlushit në kopshtet që menaxhohen nga Veliaj! As policia, as prokuroria nuk reagojnë…

Kryetarja e Komisionit të Arsimit, deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar menjëherë pas rastit skandaloz të bërë sot publik, ku një fëmijë 4 vjeçar është rrahur dhe djegur në një nga kopshtet që menaxhohet nga Bashkia e Tiranës.
Përmes një postimi në Facebook, Vokshi kërkon hetimin e menjëhershëm të kërtij rasti si dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësit të dhunës ndaj këtij fëemije 4 vjeç.
Postimi i Vokshit në Facebook
Tronditëse historia e vogëlushit të dhunuar në kopshtet që menaxhohen nga Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
As policia, as prokuroria nuk po reagojnë…
Pse sa herë flitet për përgjegjësitë direkte të Kryetarit të bashkisë Tiranë keto institucione nuk reagojnë??
Apo sepse Kryetari u jep qindra milionë euro pronë publike familjarëve të prokurorëve për të mbyllur hetimet, për dhunimin apo shfrytëzimin për vdekje të fëmijëve, siç bëri me rastin e Ardit Gjoklajt.
Pse nuk ndërmerret asnjë veprim ndaj drejtoreshës së kopshtit nr 1, njëherazi drejtuese e partisë socialiste??
Prindër dhe aktivistë të të drejtave të fëmijëve duhet të gjithë të reagojmë.
Dhuna ndaj fëmijëve dhe mosreagimi i institucioneve shtetërore ndaj dhunuesve është i papranueshëm.
I bëj thirrje Avokates së Popullit të nisë një hetim të thelluar për këtë ngjarje shokuese.