Standardi i Shqiponjës përballë standardit të neveritshëm të zvarranikut

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, e ka cilësuar “turp të pamerituar që vuajnë shqiptarët”, standardin e Edi Ramës, që sipas tij “prodhon hajdutëri zgjedhjesh,varfëri ekstreme ekonomike,arrogance dhe vulgaritet në komunikimin njerëzor”.
Vasili ka marrë shkas nga dorëheqja e paralajmëruar e kancelares gjermane, Angel Merkel nga drejtimi i CDU-së në Gjermani, dhe ka bërë një paralelizëm me kryeministrin dhe kreun e PS-së në Shqipëri, Edi Rama.
Sipas Vasilit, “Standardi Merkel është në kontrast të frikshëm me standardin banal të zvarritjes kriminale të Edi Ramës, është saktësisht standardi i Shqiponjës përballë standardit të neveritshëm të zvarranikut”.
Deklarata e plotë e Petrit Vasilit
Angela Merkel gruaja politike me e fuqishme e globit sot vendosi nje standart shume te larte politik, kur deklaroi se do largohej nga kryetare e CDU dhe nuk do te rikandidonte si Kancelare.
Rezultatet elektorale lokale te zgjedhjeve te ndershme gjermane ja imponuan kete.
Kancelare per 13 vjet e Gjermanise lokomotives se Europes dhe misheruese e nje modeli komunikimi njerezor te pakrahasueshem megjithate Merkel do te largohet.
Mizerabel standarti Edi Rama,qe prodhon hajduteri zgjedhjesh,varferi ekstreme ekonomike,arrogance dhe vulgaritet ne komunikimin njerezor eshte turpi i pamerituar qe po vuajne shqiptaret.
Standarti Merkel eshte ne kontrast te frikshem me standartin banal te zvarritjes kriminale te Edi Rames, eshte saktesisht standarti i Shqiponjes perballe standartit te neveritshem te zvarranikut.