Protesta para kyeministrisë për Teatrin, aktori: Pas 1 ore mund të jemi në komisariat

Qytetarë, artistë dhe aktivistë të shumtë kanë vazhduar protestën e tyre në mbrojtje të Teatrit Kombëtar edhe sot pasi presidenti Meta ktheu sërish ligjin që parashikonte shembjen e godinës së teatrit.
Protestuesit kanë marshur drejt kryeministrisë ku i kërkojnë Ramës të tërhiqet nga ky ligj që parashikon shembjen e Tearit Kombëtar.
Ata kanë bërë thirrje kundër kryeministrit Rama dhe qeverisë që sipas tyre duhet të tërhiqet pasi “kjo qeveri ka rënë”.
Aktivisti dhe pedagogu Ervin Goci në fjalën e tij tha se pas 1 ore organizatorët mund të jenë në komisariat pavarësisht se para tre orësh ata kanë bërë kërkesë për ndryshimin e itinerarit të protestës.
“Kemi vajtur tre orë përpara sipas rregullave për ndryshim itinerari dhe s’kemi marrë asnjë përgjigje. Ne organizatorët pas 1 ore mund të jemi në komisarit. Është e sigurtë deri sa s’kanë dalë policët diçka po mbrujnë”, tha Goci.
Ndërkohë ai u bëri thirrje edhe deputetëve të opozitës që nëse marrëzia e kryeministrit vazhdon për shembjen e godinës, ata të ngujohen në godinë së bashku me artistë dhe aktivistët në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

protesta teatri 2

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here