“Kazanët” vlojnë nga zjarri që ndez Rama!

Pas deklaratës së kryeministrit sot se neveriste mediat që jepnin lajme të rreme ose ndryshe “kazanët”, ka reaguar Ylli Manjani, ish-ministri i tij i Drejtësisë.
“Kryeministri, në vend të ndalojë “zjarrvënien”, kërkon hesap përse vlon kazani!, i kthehet Manjani në FB. – Në vend të bëjë publike veprimtarinë e “tepsisë”, fajson “kazanët” që thjesht japin lajme nga Tepsia…
Logjika top! Transparenca zero! Rrejnë edhe kur thonë ndonjë të vërtetë!
Prandaj zotëria i do mediat jo vetëm kazanë, por edhe të mos vlojnë kur iu vihet zjarri.
Të fala lirisë së shprehjes! Shumë të fala gjithashtu edhe Këshillit të Europës, OSBE e NATO ku dhe jemi anëtarë!” përfundon me irni Manjani.
Reagimi i Manjani ka ardhur pasi Rama përgënjeshtroi më herët në Twitter mediat që njoftuan shkarkimin nga detyra të Avokates së Popullit, Alma Hicka.
Rama shkroi: “Kazanët po ziejnë një broçkull për “shkarkimin” e Alma Hickës. Në fakt Alma u largua me dëshirën e saj, për arsye krejt personale e për gjithë keqardhjen time që e konsideroj një Avokate të shkëlqyer të Shtetit. Me neveri për kazanët i them Almës mos u mërzit e paç vetëm sukses”.