Basha: Rama me gjuhë banditi ndaj ish-Kryeministrit, por nuk ka shpëtim!

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama për ish-kryeministrin Berisha.
Përmes një postimi në Facebook, Basha thotë se, bashkëqeverisja e Ramës me krimin është fakt dhe se ai sulmon me gjuhë banditi ish kryeministrin me shpresën se mund ta zhvendosë sadopak vëmendjen.
Reagimi i plotë i Bashës
Bashkëqeverisja e Ramës me krimin është fakt. Bashkëpunimi me krimin për blerje votash është i provuar. Rama nuk ka asnjë shans të mbrojë as veten e as ministrat, ish ministrat, deputetët e kryebashkiakët kriminelë nga përballja me drejtësinë e vërtetë. Nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të flasë përçart, duke sulmuar me gjuhë banditi ish kryeministrin, me shpresën e kotë se mund ta zhvendosë sadopak vëmendjen e mund të fitojë pak kohë për të mbyllur skandalin e rradhës. Turpi kombëtar ka emrin dhe fytyrën e tij!