Basha për ngjarjen në Bularat: Rama, i destabilizuar mendërisht, rrezik për stabilitetin në rajon

Kryetari i opozitës, Basha e konsidreoi ngjarjen në Bularat një akt kirminal , i cili duhet konsideruar vetëm si i tillë dhe nuk duhet të ketë retorika politike dhe aq më pak nacionaliste. Basha tha se reagimi i Ramës tregon se kemi të bëjmë me një njeri të destabilizuar mendërisht “i cili nuk është në gjendje vetëm të përdorë ngjarje të tilla kriminale për të zhvendosur vëmendjen, por edhe të prodhojë ngjarje dhe fenomene që mund tëçojnë drejt destabilizimin Shqipërinë dhe rajonin”, tha Basha.
Pyetje: Zoti Basha, dy pyetje të shkurtra. A ka një qendrim zyrtar Partia Demokratike për ngjarjen e Bularatit, pas vrasjes së një shtetasi nga policia shqiptare?
Basha: Qëndrimi është i qartë, kjo është një ngjarje kriminale dhe përpjekjet për ta kthyer atë në një ngjarje politike i shërbejnë vetëm atyre që duan të largojnë vëmendjen nga kriza e thellë politike ku ndodhet vendi, në këtë anë të kufirit dhe pa dyshim ka faktorë në anën tjetër të kufirit që duan ta shfrytëzojnë për axhendën e tyre politike.
Të dyja përpjekjet janë të dënueshme, në rastin e përpjekjes së Edi Ramës për të zhvendosur në mënyrë artificiale dhe për të pompuar me retorikë të papranueshme kundër opozitës kundra eksponentëve të opozitës,me ish-kryeministrit Berisha dhe të tjerëve, një ngjarje e cila është një ngjarje kriminale dhe duhet trajtuar si e tillë, është vetëm tregues i gjendjes ku ndodhet ai dhe qeverisja e tij.

Ka pushuar së qeverisuri dhe do të kapet pas gjithçkaje për të larguar vëmendjen nga fakti që sot ne nuk kemi qeveri, por kemi një bandë, një organizatë kriminale e cila preokupim kryesor ka, se si të shpëtojë veten e tij, Ramën, Xhafën, Tahirin, Dakon, Ballën, Gjiknurin nga fati që e pret në rastin e funksionimit të drejtësisë së vërtetë dhe nga përgjegjësia politike për bashkëqeverisjen me krimin, që është produkti i ardhjes në pushtet me krimin.
Në një këndvështrim perspektiv, tregon se kemi të bëjmë me një njeri të destabilizuar mendërisht dhe patologjikisht, dhe këtë nuk e them thjesht dhe vetëm për çështje tashmë botërisht të njohura të patologjisë së tij, por një njeri të rrezikshëm për Shqipërinë, i cili nuk është në gjendje vetëm të përdorë ngjarje të tilla kriminale për të zhvendosur vëmendjen, por edhe të prodhojë ngjarje dhe fenomene që mund tëçojnë drejt destabilizimin Shqipërinë dhe rajonin.
Streha e fundit e maskarallëkut është nacionalizmi i shtirur.
Gjeneza e diskutimit për ndryshimin e kufijve është një projekt anti-europian dhe anti-NATO, vjen pikërisht nga drejtues të inkriminuar, politikanëgangsterë, apo politikanë të lidhur me banda të krimit të organizuar që kanë humbur legjitimitetin dhe besueshmërinë brenda vendit, dhe përdorin flamujt e tyre kombëtarë si rrecka për t’u shtirur si patriotë ndërkohë që nuk ka në historinë e Europës kryeministër më antikombëtar, më kundër interesave kombëtare se ky që e ka dorëzuar qeverisjen “toptan”, krimit të organizuar, që e ka dorëzuar kontrollin e territorit bandave të krimit të organizuar, që i ka dorëzuar ekonominë e vendit krimit të organizuar, dhe kapet si i mbyturi pas fijes së barit për të krijuar ngjarje dhe për t’i dhënë konotacione politike apo radikale ngjarjeve që janë në një sfond të thjeshtë kriminal.