5 të vrarë në 12 orë, me Ramën kryeministër, krim, varfëri dhe frikë për jetën

Partia Demokratike është deklaruar sot lidhur me numrin e lartë të vrasjeve që janë regjistruar brenda pak orësh.
Deputetja Grida Duma deklaoi nga selia blu se kjo situatë ndodh se Policia nuk bën detyrën, por është vendosur e gjitha në mbrojte të ministrit të Brendshëm dhe vëllait të tij, ndërsa Prokuroria ngre akuza ndaj opozitës.
5″ të vrarë në pak orë ndërsa Fatmir Xhafaj dhe qeveria e tij flasin për ulje krimi. Kjo është drejtësia kriminale e Edi Ramës. E kishim thënë se kjo do të sillte vetëm krim dhe varfëri për njerëzit e ndershëm.
Deklarata e plotë e Grida Dumës
Në një kohë që policia e Fatmir Xhafajt është ngritur e gjitha në këmbë, për të mbrojtur vëllanë e tij trafikant droge, Shqipëria është zhytur në kaos dhe kriminalitet.
Nuk ka kaluar as një javë nga ngjarja e rëndë në ish-bllok, ku bandat u përleshën me armë pak metra larg zyrës së kryeministrit, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë 5 persona dhe plagosur disa të tjerë.
Mbrëmë një 13 vjecare humbi e dërrmuar me armë në bark, një vdekje fëmije aq e rëndë sa mjekët dyshonin nëse ishte goditje me armë prerëse. Një krim që ka fytyrën e varfërisë mjerimit dhe abandonimit, ku dhe dëshmitarët familjarë janë aftësi të kufizuara për të dëshmuar.
Dy orë më parë sërish raportohet një plagosje me armë në Tiranë, i plagosuri në spitalin e traumës.
Jo ditë pas ditë, por orë pas ore vendi është në panik në pasiguri të plotë.
Ndërsa policia është vendosur e gjitha në shërbim të vëllait të Ministrit të Brendshëm, puna e saj është si të fabrikojë prova kundër një gazetari, kundër medias, denoncuesve dhe opozitës.

Ministri Fatmir Xhafaj, i kapur mat ndërsa i siguron mbrojtje vëllait të dënuar për trafik ndërkombëtar droge, flet për aksione imagjinare kundër krimit, nxjerr letra me statistika.
Ndërkohë krimi godet çdo orë në çdo skaj të Shqipërisë.
Drejtori i Policisë së Shtetit, i emëruar nga Agroni/Geroni merret me shoqërimin e aktorëve të dyshes Rama-Xhafaj dhe i shërben Task Forcës e cila është ngritur vetëm për të shpëtuar familjen mafioze të ministrit.
Pesë të vrarë vetëm për 24 orë, ndërsa Fatmir Xhafaj dhe vartësit e tij flasin për ulje të krimit.
Nuk mund të ndodhë ndryshe, kur vetë qeveria, kryeministri dhe ministri tij ndërsejnë gjithë llumin kriminal në publik, dhe pastaj i strehojnë në familjen e tyre si vlera.
Kjo është mendësia kriminale që Edi Rama me qeverinë e tij i ngulitin në kokë shqiptarëve nga mëngjesi në darkë. E kishim thënë dhe po provohet që do të sillte veçse krim varfërim dhe frikë për jetën e njerëzve të ndershëm.
Shqipëria është në duart e krimit, sepse krimi është mendësia me të cilën qeveris Edi Rama.
Partia Demokratike i bën thirrje atyre burrave dhe grave që rrezikojnë jetën në detyrë që të kryejnë detyrën e tyre pavarësisht tradhtisë që iu bëjnë drejtuesit politikë të ministrisë së Xhafajt.
Koha e tyre po mbaron.
Partia Demokratike garanton shqiptarët, por veçanërisht ata burra dhe gra të ndershëm në policinë e shtetit që sakrifikojnë të mos shiten, që shumë shpejt policia e shtetit do të kthehet në funksionin e saj.