Rama mashtron shqiptarët, asnjë avion “Air Albania” nuk u nis sot nga Rinasi

Partia Demokratike ka reaguar menjëherë sot pas shfaqjes së kryeministrit Edi Rama në aeroportin e Rinasit për të përcjellë me ceremoni me avionin e parë të linjës shqiptare, siç pretendoi, të studentëve të ekselencës drejt Stambollit. Por, PD e ka konsideruar këtë vetëm një reklamë luksoze, pasi avioni është thjesht një nga mjetet e “Turkish Airlines”, pasi “Air Albania” nuk ekziston dhe dokumenti zyrtar e provon këtë.
PD deklaroi se “Rama mashtron shqiptarët, keqpërdor studentët, jep shfaqje me një kompani që nuk është e licensuar për fluturim me kodin shqiptar. Sot nga Rinasi në oreë 8.30 nuk u nis asnjë avion i Air Albania, siç gënjeu Edi Rama. Për shfaqjen qesharake të Kryeministrit në hall u përdor kompania “Turkish Airlines” TK6888.
Të dhënat online nga aeroporti i Rinasit tregojnë se ky është një fluturim shtesë i “Turkish Airlines” sepse “Air Albania” nuk ekziston përveçse në reklamën luksoze të Edi Ramës. Vettingu i politikës do ta fluturojë Edi Ramën nga zyrat e shtetit, që i përdor për të vjedhur, mashtruar dhe sunduar shqiptarët!”
Nisja e fluturimeve të linjës “Air Albania”, ka shkaktuar jo pak polemika në Shqipëri, por, ajo që ka rënë në sy sot, kur edhe u nisën udhëtarët e parë me këtë linjë, është se të gjitha shenjat orientuese në aeroplanin me të cilin udhëtuan ishin vetëm në gjuhën angleze dhe turke, dhe jo në shqip.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është ndalur të shtunën në mëngjës në aeroportin e Rinasit, për të përcjellë drejt Stambollit udhëtarët e parë të linjës “Air Albania”. Por, ajo që ka rënë në sy është se në aeroplanin më të cilën udhëtuan ata, shenjat orientuese nuk ishin në gjuhën shqipe. Ato ishin vetëm në gjuhën angleze dhe turke, shkruan Express.
Nisja e fluturimeve të “Air Albania ka shkaktuar jo pak polemikë në vend. Opozita ka akuzuar dje se Air Albania nuk ekziston. Opozita thotë se “të dhënat online nga aeroporti i Rinasit tregojnë se ky është një fluturim shtesë i “Turkish Airlines” sepse “Air Albania” nuk ekziston përveçse në reklamën luksoze të Edi Ramës”.

auto 01536998612