Deputeti Hasa: Mashtrim, s’ka asnjë kompani të licensuar me Air Albania, ka kod ajror turk

Deputeti Endri Hasa ka reauar duke e konsideruar mashtrim të Ramës përurimin e komapnisë ajrore Air Albania. Hasa thotë se kemi të bëjmë me një mashtrim të pastër pasi nuk ekziston asnjë kompani e licensuar me këtë emër. Deputeti i PD thotë se Rama shiti nje avion turk, me kod ajror turk TC-LRJ, i cili erdhi nga Stambolli ne Tiranë si avion i Turkish Airlines.
“Air Albania dhe MASHTRIMI i radhës i Edi Ramës
Air Albania nuk ekziston!
Nuk ka asnjë kompani të licensuar me këtë emër dhe nuk ka ende asnjë avion Air Albania të regjistruar me kodin shqiptar ZA.
Ne vend te “ëndrrës” per një linje ajrore shqiptare, kryeministri shiti sot nje avion turk, me kod ajror turk TC-LRJ, i cili erdhi nga Stambolli ne Tiranë si avion i Turkish Airlines.
Ne foto mund te shihni qarte kodin turk te avionit te pagezuar me emrin “Lasgush”, i cili sipas Flight Radar ka udhetuar nga Stambolli ne Tiranë TK6887.
Edi Rama na e bëri Lasgushin Turk……”, shprehet Hasa në një postim në facebook.
Në Shqipëri, u prezantua sot pasdite kompania ajore shqiptare e flamurit “Air Albania”. Kompania u ngrit falë bashkëpunimit me “Turkish Airlines”, e cila ka ofruar avionët e saj, pilotët si dhe do të ketë përgjegjësinë e menaxhimit. Projekti për krijimin e “Air Albania”, u bë publik majin e vitit të shkuar, pasi mori mbështetjen e presidentit Turk Recep Tayyip Erdogan dhe të kryeministrit shqiptar Edi Rama. Kompania shqiptare do të nisë fluturimet e para të testimit në linjën Tiranë-Stamboll, me avionë Airbus A319, për të vijuar pas një muaji me Romën, Milanon, Bolonjën dhe Londrën. Brenda vitit të ardhshëm pritet që të realizohen dhe fluturime direkte me New York-un. Kryeministri Edi Rama, premtoi në ceremoninë e prezantimit, se kompania shqiptare do të ofrojë një shërbim dinjitoz dhe çmime konkurruese.