Tritoli trondit Vlorën, policia fsheh ngjarjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Vlorë, ndërsa policia e ka mbajtur të fshehtë. Bëhet e ditur se, një shpërthim tritoli ka ndodhur në lagjen ‘Isa Boletini’ rreth orës 16:30.
Sipas Tvklan, një sasi eksplozivi ka shpërthyer në parukerinë e qytetares me iniciale S.Hoxhaj.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Hetimet e deritanishme nuk kanë zbuluar asgjë. Nuk ka ende të dhëna rreth identitetit të mundshëm të autorit. Grupi hetimor është duke vazhduar punën për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.
Prej kohësh në qytetin e Vlorës mbizotëron krimi, terrori, kaosi dhe frika. Janë të shumtë qytetarët vlonjatë të cilët denoncojnë çdo ditë këtë gjendje të rënduar, ku së fundmi një njeri vrau 8 persona pa ju dridhur qerpiku i syrit.
Për këtë situatë të krijuar, vlonjatët kritikojnë dhe akuzojnë drejtuesit e policisë së shtetit dhe Ministrin Xhafaj, të cilët nuk po kryejnë më detyrën e tyre.
Një qytetar nga Vlora i është drejtuar më një mesazh ish-Kryeministri Berisha ku shkruan se, kjo situatë në Vlorë është krijuar qëllimisht nga Drejtori i policisë, i cili çdo ditë shantazhon dhe transferon nga detyra policë të shumtë me qëllim që të trafikojë drogë me familjen mafioze Xhafaj.