Thaçi po kërkon referendum në Preshevë për të legjitimuar referendumin e serbëve në Veri të Kosovës?

Presidenti Hashim Thaçi ndodhet sërish në konferencë për median dhe reagon ndaj deklaratës së Ramush Haradinajt
“Koha e luftës ka përfunduar nuk do të ketë ndarje shkëmbim. Korigjim mund të ketë nëse ndodh pajtueshëmëri e dy anshme. …
Edhe kështu shqiptarët e Medvegjes e Bujanovcit janë duke ardhur në Kosovë. Janë shpërngulur mbi 12 mijë shqiptarë dhe kanë ardhur në Kosovë. “Jam i përkushtuar për arritje të marrëveshjes dhe pas kërkesës së përfaqësuesve të Preshevës kam propozuar korrigjimin e kufirit me Serbinë, si mundësi e vetme për të legjitimuar kërkesat e shqiptarëve atje. Kjo nënkupton jo ndarje për Kosovën , jo autonomi për serbët”.
“Korrigjimi i kufijve nënkupton bashkëngjitjen e plotë në tërësi të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Republikën e Kosovës. Duhet të jetë proces transparent dhe paqësor mes Kosovës dhe Serbisë”, tha presidenti.
Thaçi në fakt tregon vetëm njërën anë të medaljes atë të referendumit në Preshevë dhe këtu ai kërkon të shfaqet si patriot I madh sikur po bën gjithçka për të bashkuar Preshevën me Kosovën. Pikërisht këtu qëndron edhe plani për ndarjen e Kosovës. Duke legjitimuar referendumin në Preshevë, gjë e cila pritet të pranohet nga Beogradi si I ligjshëm, atëhere hapet Kutia e Pandorës me referendumin në Veri të Kosovës nga serbët. Përfundimi pastaj dihet. Beogradi do të njohë referendumin e Preshevës dhe Prishtina atë të serbëve në Veri të Kosovës. Kjo është ndarja e Kosovës që kanë planifikuar Rama-Thaçi-Vuçiç.
Ky është plani me ogurzi për Kosovën dhe më i pabesi. Kërkohet të përfshihen në planet e tyre edhe qytetarët për të fshehur kështu pas tyre planin e ndarjes së Kosovës.