Situatë dramatike në spitalin e Shkodrës, prindër e fëmijë në mes të vapës në rradhë për t’u vizituar

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka denoncuar një situatë të pazakontë të krijuar këto ditë të nxehta në Spitalin e Shkodrës.
Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ai shkruan se prindër e fëmijë të vegjël, presin në radhë të gjata për një vizitë.
Deputeti demokrat bën përgjegjëse ministren dhe drejtuesit e sistemit që siç tha ai “bëjnë show para kamerave”.
Statusi i deputetit Bardh Spahia
Situate dramatike per qytetaret ne keto dite te nxehta ne Spitalin e Shkodres. Rradhe pa fund te prinderve me femije te vegjel qe presin per nje vizite apo qytetare qe presin me dite te tera nje vule per rinovim patente. Sigurisht, faji nuk eshte i mjekeve qe japin maksimumin ne kushte aspak normale nderkohe qe ministrja dhe drejtuesit e sistemit bejne show para kamerave. Kjo eshte shendetesia e fasades ne vend te sherbimit. Kjo eshte shendetesia “falas”.
(Pamjet direkt nga Spitali i Shkodres)

1 4