Shehaj: Afera 100 milionë euro e Ramës me aeroportin e Vlorës, alternativa jonë, bileta me 39 euro

Shqipëria është një nga vendet që ka çmimet më të shtrenjta sa i takon biletave të avionit. Ndërkohë që në të gjitha vendet e botës operojnë kompanitë loë coast, kryeministri Edi Rama, i jep licencën për kompaninë ajrore në Vlorë, mikut të tij Sinan Idrizi, që do të thotë se ëndrra e shqiptarëtve për të udhëtuar lirë, nuk do të bëhet asnjëherë realitet.
Deputeti i PD-së, Agron Shehaj, ka postuar në Facebook, se si në Shqipëri mund të ndërtohej një aeroport me kosto më të lirë se 170 milionë euro, dhe çmimi i biletave të ishte më i lirë.
Postimi i Shehajt
38,7 euro është çmimi mesatar që kanë paguar pasagjerët të cilët kanë udhëtuar me Ryanair ? në 2017.
Ëndrra e shqiptarëve është të udhëtojnë me këto çmime dhe vetëm kompanitë ajrore loë cost mundësojnë çmime të tilla.
Po çfarë ka vendosur Rama?!
170 MILIONE ???? , AEROPORT + KOMPANI AJRORE ?, NE DORE TE SINAN IDRIZIT ???? ME SHOKË.

Nëpërmjet “prestanome” si Sinan Idrizit dhe ortakëve të e tij, Rama do të ndërtoj një aeroport me koncesion prej 100 milionë eurosh dhe një kompani ajrore ( 70 milionë euro do jetë vetëm investimi fillestar) e cila do jetë një “gropë” financiare per buxhetin e shtetit nder vite.
ALTERNATIVA JONE?!
30 MILIONE ????, AEROPORT I SHTETIT, BILETA ME 38,7 EURO ME RYANAIR OSE EASYJET.
Do ndërtojmë aeroportin e Vlorës me fonde publike, me garë dhe me çmimin më të ulët të mundshëm (maksimumi 30 milionë euro) pa koncesion dhe të sjellim në Shqipëri Ryanair ose Easyjet.
Kjo bëhet dhe do rrisë turizmin në Shqipëri. Përtej propagandës së Ramës, shumicën e investimeve në Shqipëri i ka bërë PD-ja, ashtu siç hoqi vizat, futi vendin në NATO e solli investime të huaja si TAP-i.
Rama nuk përfundoi dot as bypassin e Fierit, as atë të Vlorës, as rrugën e Elbasanin. Është në mandatin e dytë dhe për çdo dështim i hedh fajin PD-së.
Alternativa jonë është ekonomikisht më e mira dhe do ndalë dallaverexhinjtë, oligarkët dhe aferat korruptive.

auto Screenshot 421534351412