Rrëfehet shqiptari i kokainës që u dënua me dy vjet e 4 muaj burg në Britani

Një tregtar shqiptar droge është dënuar nga autoritetet britanike dhe më pas e pret dëbimi në Shqipëri. Valmir Lela u ndalua nga oficerët e policisë në East Street në Brighton me drogë të klasit A dhe 400 paund para të gatshme.
I riu 26-vjeçar shqiptar arriti ilegalisht në Britani të Madhe dhe pretendoi se u përfshi në shitjen e drogës nga frika se do të mbetej i pastrehë pasi humbi punën e tij në ndërtim. Por ai u burgos për dy vjet dhe katër muaj për dy vepra penale nga gjykata e Hove Croën.
Philip Meredith, duke ndjekur akuzat, tha se Lela u ndalua nga policia më 30 qershor të këtij viti, teksa i dorëzonte kokainën një personi në këmbim të parave.
Lela nuk dha komente për oficerët në intervistë, por pranoi se posedonte kokainë me qëllim furnizimin e drogës së klasit A.
Avokati Carolina Guiloff, pretendoi se Lela nuk kishte rol të rëndësishëm në marrëveshjet e drogës dhe veproi më shumë si një “korrier” për tregtarët më të mëdhenj.
Avokatja tha se ai ka punuar më parë në një dyqan bizhuterish në Shqipëri dhe tani shqetësohet për të ardhmen, pasi prindërit e tij po luftojnë me sëmundje, ç’ka rasti ju shton stresin.
Ajo tha se Lela shpresonte të fitonte para në industrinë e ndërtimit, por pasi humbi një punë ai e gjeti veten duke shitur drogë “nga nevoja për të vënë ushqim në gojë dhe një çati mbi kokë”.
“Ai ishte në fund të zinxhirit, ai nuk është dikush me mjete të duhura financiare dhe nuk ka një funksion operativ apo menaxhues brenda bandës së drogës. Nuk ka asnjë sugjerim se ai kishte ndonjë element të kontrollit”.
Gjyqtari e dënoi Lelën me dy vjet e katër muaj burg, por tha se do të ishte në dorë të autoriteteve të tjera për ta deportuar atë pasi të ketë vuajtur dënimin.